E diplomuesve tanë janë të punësuar në profesionin e tyre
Kohëzgjatja e studimeve
Kohëzgjatja e studimeve
Kohëzgjatja e studimeve
Themeluar në vitin 2006, duke lartësuar emrin dhe veprën e tre ikonave të arsimit kombëtar shqiptar: Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, të cilët pikërisht në godinën e këtij Institucioni në vitin 1922 çelën Institutin Femëror Kyrias, një “fole kombëtare” e kohës, me kontribute të jashtëzakonshme për arsimin në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja e vetme dhe unike që emblema e këtij Kolegji, sot dhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë historia e ndritur e këtyre tre figurave të shquara dhe të spikatura kombëtare...
Detyra jonë dhe e stafit akademik është të mbështetemi në modelet më të mira universitare bashkëkohore, duke harmonizuar modelet më të mira perëndimore me kërkesat e përditësuara të të rinjëve tanë, me realitetin shqiptar. Synimet tona janë për standarde të larta me objektivin e afërt që, krahas degëve ekzistuese, t’i bashkëngjisin Kolegjit Universitar një kolegj profesional të lartë si njësi tjetër kryesore e tij.
Misioni ynë do të jetë në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe kërkesave të ligjit bazë, cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve, për të përgatitur specialistë të lartë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës – “lider të mendimit dhe të veprimit”, për t’u përshtatur me nivelin e kërkesave të kohës. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” në qendër të vëmendjes do të jetë studenti. Në këtë kuadër, vlerat që ofron Kolegji udhëheqin tërë veprimtarinë e tij, duke theksuar si vlera themelore, për sot dhe në të ardhmen, integritetin, cilësinë e stafit akademik, respektin reciprok, përgjegjshmërinë institucionale së bashku me përgjegjësinë shoqërore dhe transparencën në mirëqeverisje.
E dini që sipas një studimi nga “ZipRecruiter”, 44% e studentëve pendohen për drejtimin që kanë zgjedhur për të ndjekur studimet e tyre universitare? Një shifër kjo padyshim tepër e lartë, për diçka kaq të rëndësishme.
Që asnjëri prej jush të mos përballet me këtë situatë, ne duam të ndajmë me ju disa këshilla se si të zgjidhni drejtimin e duhur.
Përpara se të bëni zgjedhjen, bëjini vetes këto pyetje dhe pasi të merrni përgjigjet, atëherë jeni gati!
2.Cilat janë interesat e mia?
3.Cilat janë pikat e mia të forta akademike?
4.Çfarë karriere dëshiroj të kem pasi të kem përfunduar universitetin?
Jeni më të qartë tani?
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
[email protected].
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Po, Universiteti Qiriazi bashkëpunon me plot 30 universitete kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kjo shifër është vazhdimisht në rritje. Përmes këtyre bashkëpunimeve mundësohet shkëmbimi studentor dhe ai i stafit akademik. Por jo vetëm kaq!
Gjithashtu këto bashkëpunime sjellin edhe organizmin e aktiviteteve të përbashkëta, si: konferenca apo simpoziume, duke sjellë kështu vazhdimisht një frymë të re për studentët tanë të cilët përballen me kultura, dije dhe informacione të reja.
Gjithmonë krah jush, për zhvillimin tuaj!
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
[email protected].
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Maturantë, ashtu si çdo vit tjetër, në periudhën tuaj më të rëndësishme, teksa jeni në dilemat që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në datat 18 dhe 19 prill në ambientet e Universitetit Qiriazi për një trajnim me 3 module, totalisht falas.
Ditën e parë të trajnimit, datë 18 prill, Dr. Erjona Fusha ju pret në një diskutim mbi “Rolin e individit në zhvillimin dhe përparimin e qytetit”.
Pas saj, PhD. Viliem Kurtulaj do të ndajë me ju dijet dhe eksperiencat e tij rreth “Marrëdhënieve Publike”.
Ndërsa ditën e dytë të trajnimit, më datë 19 prill, Msc. Rigelca Gupe do të trajtojë një ndër tematikat më të përfolura të momentit, “Inteligjenca Artificiale në duart tuaja”.
Ju mirëpresim!
𝟏𝟖 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥
𝟏𝟑:𝟎𝟎
𝟏𝟗 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥
𝟏𝟑:𝟎𝟎
Panairi i Edukimit është ngjarja e vetme dhe më e madhe e arsimit në Kosovë që bashkon mbi qindra profesionistë, pedagogë të specializuar, dhe institucione arsimore. Padyshim në një event ku arsimi dhe zhvillimi është kryefjalë e tij, Universiteti Qiriazi nuk mund të mungojë!
Edicioni i 16-të i këtij panairi do të zhvillohet në datat 16-17 Prill në “Sallën 1 Tetori” në Prishtinë. Stenda e Universitetit Qiriazi, së bashku me një pjesë të stafit akademik, ju mirëpresin për të ndarë së bashku mendime, opinione dhe njohuri mbi zhvillimin dhe përgatitjen e brezave të rinj.
𝟏𝟔-𝟏𝟕 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥
𝟭𝟬:𝟬𝟬-𝟭𝟲:𝟬𝟬
Salla 1 Tetori Prishtinë
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE NË EDUKIM FIZIK, SPORT DHE SHËNDET!
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE NË EDUKIM FIZIK, SPORT DHE SHËNDET, 11 PRILL 2024.
Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit të Kolegjit Universitar Qiriazi, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, fton lektorë, specialistë, kërkues shkencor dhe studiues, për të marrë pjesë në KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE QIRIAZI NË EDUKIM FIZIK, SPORT DHE SHËNDET, që do të zhvillohet më datë 11 Prill 2024.
Referuesit:
– Professor ANTONIO IMENEO
IRC UniFUNVIC EU
Sports Academy
International Center for Prevention and Treatment Sport and Human Rights
– LOVASSY ÃDÃM, PhD.
Chargé d’Affaires (Head of Mission)
Embassy of Hungary in Tirana
Ju ftojmë të kontribuoni në konferencë me punimet tuaja.
Afati i dorëzimeve: 7 Prill 2024.
Vendi: Kolegji Universitar Qiriazi, Tiranë.
Dërgoni abstraktin tuaj në:
[email protected]