Kristo Anastas  Dako

Kristo Anastas Dako

Kristo Anastas Dako

Kristo Anastas Dako

Kristo Anastas Dako lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës, më pas emigroi me familjen në Rumani, Bukuresht, ku vazhdoi dhe përfundoi mesimet në shkollën e mesme. Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht të Rumanisë, për matematikë. Më vonë,  pasi emigrio në SHBA, ai  i përfundoi studimet universitare edhe për filozofi.

Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si: Shoqata  “Shpresa”; Shoqata “Dituria”; Shoqata “Djalëria Shqiptare”;  Klubi      “Bashkimi”; Klubi    “Vëllazeria”;Klubi  “Dielli i Shqipërise”.

Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqipëtareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.

Kristo Dako është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA, Willson. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të ineresave kombetare dhe teritoriale të Shqipërisë.

Kristo Dako njihet edhe si publiçist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si: “Ylli i mëngjesit”; “Albania”; “Dielli”

Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si: “The Orient”; “The Times”, etj.

Kristo Dako ka botuar disa libra të tillë si: “Cilët janë shqiptarët”; “Shqipëria, çelesi i Lindjes se Afërme”; “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”; Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.

Kristo Dako është një ndër themeluesit, administrator dhe mesues i Institutit Femëror te Vajzave “Kirias” (Qiriazi),  në qytetin e Korces dhe me pas në Tiranë, Kodër Kamëz. Ai ishte bashkeshorti i dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.

Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales se Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i arsimit në qeverinë e Mbretit  Zogut.

Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.

Kristo Dakua dhe Sevasti Qiriazi(Dako) patën dy fëmijë Gjergjin dhe  Aleksanderin. Me shkollimin e tyre, njëri mjek dhe tjetri inxhinjer mekanik, ata ishin intelektualë të shquar të kohës. Por fatkeqësisht u trajtuan keq nga regjimi komunist duke i burgosur.

Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist, tërë veprimtarinë e Kristo Dakos, e la në harresë për 50 vjet.

Sot ka ardhur koha që vepra e Kristo Dakos të vlerësohet dhe të bëhët e ditur për të gjithë shqipëtarët dhe njëkkohësisht të ndreqet padrejtësia që ka rënduar mbi të dhe familjen Dako.