Vizioni Ynë

Kolegji Universitar “Qiriazi” synon të rritet e të zhvillohet, me qëllimin që të bëhet një ndër institucionet e arsimit të lartë privat, me emër në Shqipëri, në përgatitjen cilësore të specialistëve të ekonomisë e juristëve me drejtim biznesin. Ai duke u mbështetur në modele universitare bashkohore synon të harmonizojë modelet më të mira perëndimore me kërkesat e përditësuara të studentëve me realitetin shqiptar.

Kolegji Universitar “Qiriazi” është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, themeluar në vitin 2006 nga Zoti Robert Dako. Krijimi i këtij Kolegji Universitar si trashëgimi e “familjeve shkollë” “Qiriazi” dhe “Dako” është fokusuar në dy drejtime të rëndësishme të procesit akademik siç janë mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, duke patur si synime kryesore:  pajisjen e studentëve me njohuritë më bashkëkohore; përfshirjen aktive të tyre në procesin e të mësuarit, nëpërmjet nxitjes së të menduarit kritik; angazhimin e studentëve në problematikat aktuale; orientimin e tyre drejt kërkimit shkencor etj.

  • Kolegji Universitar “Qiriazi” nëpërmjet politikave të kërkimit shkencor të hartuara dhe zbatuara synon të arrijë objektiva kryesorë si: rritjen e performancës kërkimore -shkencore të personelit akademik në dimensione bashkëkohore; organizimin e konferencave shkencore dhe promovimin e pjesëmarrjes së personelit akademik në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; botimin e një reviste shkencore periodike;  bashkëpunimin me lektorë të afirmuar vëndas e të huaj si dhe me institucione të tjera homologe të arsimit të lartë, etj;
  • Vizioni i Kolegjit Universitar “Qiriazi” është i fokusuar në angazhimin për krijimin e një institucioni cilësor, për të kontribuar në zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare me synimin kryesor që t’u ofroj studentëve një edukim cilësor që reflekton rezultatet e kërkimit shkencor të vazhdueshëm dhe përpjekjet për  shfrytëzimin e arritjeve më të mira të shkencës, në fushat përkatëse të studimit të këtij Kolegji.

Në mënyrë të sintetizuar vizioni i Kolegjit Universitar “Qiriazi” është identifikimi i tij si  institucion lider, i aftë të ofrojë një edukim ndërdisiplinor dhe një mjedis të përshtatshëm  e funksional nga pikëpamja infrastrukturore por dhe një mjedis social aktiv ku së bashku me përgatitjen e specialistëve me integritet, hidhen njëherazi dhe bazat e përgatitjes për jetën dhe projektimin e karrierës së synuar.