Parashqevi Dhimitër Qiriazi

Parashqevi Dhimitër Qiriazi

Parashqevi Dhimitër Qiriazi

Parashqevi Dhimitër Qiriazi

Parashqevi Qiriazi lindi në vitin 1887 në fshatin Peras të Kolonjës.

Parashqevia ndoqi të njëjtën rrugë, sikundër vëllezrit dhe motra e saj.Gjatë gjithë jetës së saj kreu aktivitet të gjërë dhe energjik për një atdhe të lirë e të pavaru,e vecanërisht të arsimimit të gruas shqiptare.

Parashqevi Qiriazi ndoqi studimet në “Ulmins College”të Stambollit, të cilat i përfundoi më 1904, me rezultate të larta. U kthye në atdheun e vet me dëshirën dhe vullnetin për t’i shërbyer, posacërsht në fushën e mësuesisë. Shërbeu me devotshmëri dhe me dashuri në Shkollën e Vashave në Korcë, sikundër dhe e motra e saj,Sevastia.

Me përfundimin e studimeve të larta universitare  Parashqevi Qiriazi u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese në shkollën e vashave në Korçë së bashku me motrën e saj Sevastinë dhe kunatin Kristo Dako.

1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Në historinë e arsimit shqiptar,ajo është e para grua që harton e boton tekste shkollore, në vitin 1909 boton tekstin “Abetare për shkollat e para”. Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar. Në muajin Tetor të vitit 1908 Parashqevia mori pjesë aktive në Kongresin e Manastirit.

Parashqevia ndihmoi për themelimin e shoqatës “Ylli i mëngjesit” më 1909, në SHBA. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Parashqevia botoi periodikun e ilustruar “Ylli i mëngjesit” , që doli në Boston nga viti 1917 deri në vitin 1920.

Parashqevi Qiriazi morri pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e delegacionit të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Parashqevia ndoshta ishte ndër të vetmet gra në këtë konferencë dhe pati nje veprimtari shume të madhe me delegacionet e vendeve të tjera me të cilët komunikonte me gjuhën e tyre amëtare.

Parashqevi Qiriazi ishte një nga themelueset dhe mesueset e institutit “Kirias”. Ne vitin 1910 ishte  drejtore e shkollës së vashave ne Korçë. Parashqevi Qiriazi është autore e himnit të alfabetit shqip “Sot eshte dita shqipëtarë të përpiqemi…”. Më 1915 ajo u bë drejtuese e shoqatës “Miqtë e Shqipërisë së lirë” në Amerikë.

Gjatë vitit 1926 punoi si drejtore e institutit të vashave “Kirias”. Vepra e saj patriotike dhe si rilindëse e shquar e arsimit shqipëtar u shojt në vitin 1971. Fatkeqësisht regjimi komunist asnjëherë në vietet pas clirimit nuk e ka vlerësuar sa dhe si duhet vepren dhe figurën e saj.