VËNDE VAKANTE PËR PERSONEL AKADEMIK

VËNDE VAKANTE PËR PERSONEL AKADEMIK

Kolegji Universitar “Qiriazi” me fillimin e vitit të ri akademik 2017-2018 si dhe në përmbushje të misionit të saj mësimor dhe kërkimor shpall vende vakante, për punësim në pozicionin Lektor dhe As/Lektor me kohë të plotë/ose me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë.

Kriteret e përgjithshme për Lektor janë:

  1. Të zotërojë gradën “Doktor” në fushat e kërkuara;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Të ketë aftësi menaxheriale;
  5. Të ketë aftësi komunikimi;
  6. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit.

Kriteret e përgjithshme për As/ Lektor janë:

  1. Të zotërojë gradën “MSc” në fushat e kërkuara/ose të jetë në process të mbrojtjes së doktoraturës;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se një vit;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Të ketë aftësi menaxheriale;
  5. Të ketë aftësi komunikimi;
  6. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare (Bachelor, Master, PhD);
  3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit;
  5. Dëshmi e gjuhës së huaj;
  6. Listë botimesh/projektesh;
  7. Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë.

Shënim: Në rast studimesh jashtë vendit kërkohet dhe dëshmi njëhësimi nga MAS.

Procedura e aplikimit:Dokumentacioni i plotë së bashku me formularin e aplikimit dërgohet në mënyrë elektronike  pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar “Qiriazi” e-mailit: info@qiriazi.edu.al

Përveç konkurrimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste në Rektorat.
Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes.

Deadline: 05.10.2017 : Klikoni në linkun e mëposhtëm për të shkarkuar formularin e aplikimit.

Kliko këtu për të shkarkuar formularin (pdf)

Formular Aplikimi per Staf Akademik Kolegji Universitar QIRIAZI