Njoftim – Mbi procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë,  për transferim të programeve të studimit në Bachelor dhe Master

Njoftim – Mbi procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë, për transferim të programeve të studimit në Bachelor dhe Master

 Kolegji Universitar ‘Qiriazi”, njofton të gjithë kandidatët që kërkojnë të transferojnë programet e studimit në:

  • Ciklin e parë të studimeve (Bachelor),
  • Cikilin e dytë të studimeve ( Mastër),
  • Program të dytë studimi, në ciklin e parë (Bachelor)

Afati i Aplikimit,  është nga data 07 Shtator deri në datën  19 shtator.

Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë, për transferim të studimeve, në programet e studimit, për vitin akademik 2017-2018, sa më sipër janë:

  1. Aplikimi për transferim studimesh, bëhet nga një program studimi i njëjt ose i ngjashëm dhe në të njëjtin cikël studimesh.
  2. Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve, duhet të paraqesin pranë sekretarisë mësimore të Universitetit dokumentet si më poshtë:
  • Kërkesa drejtuar Kolegjit Universirat “Qiriazi”, për programin e studimit, në të cilin do të transferojë stdudimet (ose formulari i aplikimeve sipas shtojcës nr. 9).
  • Plani I plotë I programit të studimit, përfshirë edhe syllabuset përkatëse.
  • Vertetim I listës së notave dhe krediteve të fituara për cdo lëndë dhe detyrim të shlyer.
  • Kandidati që ka mbaruar shkollën e mesme në republikën e shqipërisë para vitit 2011,  të dorëzojë fotokopjen e noterizuar të dëftesës së pjekurisë  së shkollës së mesme.
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
  • Dy fotografi personale.
  1. Procedurat dhe afatet e regjistrimit nga Kolegjit Universirat “Qiriazi” të kandidatëve aplikues, janë si më poshtë:
  • Në momentin e regjistrimit përfundimtar me dokumentacion, kandidati paraqet dhe dokumentin original të cregjistrimit nga IAL nga ku transferohet.
  • Shpallen listat e kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh, brenda datës 21 shator 2017.
  • Shpallen listat fituese në faqet elektronike zyrtare dhe në mjediset e universitetit, brenda datës 10 tetor 2017.
  • Rregjistrimi i kandidatit fitues kryhet pranë sekretarisë mësimore nga data 10 tetor deri me datën 14 tetor 2017.
  1. Kolegjit Universirat “Qiriazi”, brenda datës 21 tetor 2017, dërgon listën e studentëve të regjistruar në formë shkresore dhe elektronike pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore(QSHA), për paisjen me numër matrikullimi, sipas programit të studimit.

 

Kontaktoni Cel: 0696075510; 0672000874; 0696939332

                        Email: sekretaria@qiriazi.edu.alinfo@qiriazi.edu.al;

Adresa:         Kolegji Universitar “Qiriazi”, pranë U.B.T, Kodër Kamëz, Tiranë