RIKUJTESË PËR RREGJISTRIM NË RAUNDIN E PARË

RIKUJTESË PËR RREGJISTRIM NË RAUNDIN E PARË

I nderuar Maturant!

Kolegji Universitar “Qiriazi”, Ju rikujton edhe një herë se jeni shpallur fitues në programin e Studimit që Ju keni aplikuar pranë Këtij Universiteti. Afati I fundit për tu paraqitur për regjistrim është data 11 Shtator 2017.

Nesë nuk paraqiteni deri me datë 11 shator 2017, Ju keni të drejte që të aplikoni përsëri online, në periudhën 15 shtator- 22 Shtator, për Raundin e Dytë.

Kolegji Universitar “Qiriazi”, ka  dy njësi kryesore, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë, me programe studimi të akredituara dhe me një eksperiencë 10 vjecare në arsimin e lartë, është i vendosur në qendër të Kampusit të Univeristetit Bujqësor, me godinë historike, me infrastrukturë dhe ambjente të standarteve të larta, si dhe me staf akademik me tituj e grada shkencore.

Ju Kujtojmë, Programet tona të Studimit: “Menaxhim Biznesi” (Kodi448);“Drejtues Finance”(Kodi449); “E Drejtë Biznesi”(Kodi450)

Tarifa e Studimit, për vitin akademik 2017-2017,  do jetë vetëm 980 Euro.

Kolegji Universitar “Qiriazi” është në dispozicionin Tuaj, për t’ju asistuar  në lidhje me procedurat e rregjistrimit në Raundin e Parë dhe për aplikimet  dhe rregjistrimin në Raundin e Dytë. 

Për më shumë informacion, Jeni të mirëpritur që të vizitoni ambjentet e Këtij Universitetit, për të qartësuar vizionet Tuaja, për të vlersuar ofertën tonë, për të parë avantazhet  krahasuese, si  dhe për të marrë  udhëzime të mëtejshme.

Kontaktoni:   Cel: 0696075510; 0672000874; 0696939332.

                        Email: sekretaria@qiriazi.edu.alinfo@qiriazi.edu.al