Fakulteti i Pyjeve 11rr

Biblioteka e Kolegjit Universitar “ Qiriazi” u krijua në të njëtën kohë me universitetin, por ajo sherben si dëshmi e vetme e historisë së Arsimit Shqiptar para një shekullit. Një numer i madh librash historik,  letrare dhe shkencorë në gjuhën angleze dhe shqipe  janë trashëgimi  e  Institutit “Kyrias” të themeluar nga  tre ikonat arsimit kombëtar shqiptar nga:  Kristo Dako dhe motrat Sevasti & Parashqevi Qiriazi.

Bibloteka është projektuar  si qendër baze për ofrimin e informacionit studentëve dhe stafit akademik te tij. Biblioteka ndodhet në ambientet e kampusit të KUQ, me një sipërfaqe 250 m2 dhe kapacitet 120 vende  studimi dhe siguron  kushte optimale për lexuesit e saj në fushat e studimit që ofrojnë programet akademike në fakultetet e Kolegjit Universitar “ Qiriazi”.

Biblioteka është rritur vit pas viti dhe vazhdimisht pasurohet me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, përmes blerjeve, abonimeve, donacione nga individë, organizata të ndryshme, fondacione e projekte. Bibloteka përmban  813 artikuj bibliografike, të ndara sipas fushave: Ekonomi, Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkencat e Aplikuara. Librat e tjerë i përkasin profileve: gjuhësore, biografi, histori, revistave dhe periodike shkencore shqip e në gjuhë të huaj .

Biblioteka e KUQ është në proces të bërjes pjese e sistemit COBISS (Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online) dhe do të ofrojë  akses për një numër të madh titujsh librash dhe revistash të fushave të ndryshme si: ekonomia, jurisprudenca, marrëdhënie publike, shkenca politike, filozofia, shkencat e aplikuara, kolana me autorë të ndryshëm etj.

Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e Bibliotekës KUQ është edhe fondi i librave në format dixhital i aksesueshëm për studentet e kolegjit dhe stafin tonë akademik.