Hapat që duhen ndjekur dhe afatet për t’u rregjistruar në ciklin Bachelor në Kolegjin Universitar “QIRIAZI” për vitin akademik 2016-2017.

 

Aplikimi kryhet në linkun: matura.akp.gov.al  

 

Bazuar në Udhëzimin nr.13, datë 22.07.2016 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (kliko ketu), i gjithë procesi do të kalojë në dy raunde, si më poshtë:

RAUNDI 1 (Aplikimet në raundin e 1-re bëhen jo vetem nga maturantët e këtij viti akademik por dhe maturantët që kanë mbaruar përpara disa viteve.)

Hapi 1 – Maturantët kryejnë pagesën pranë zyrave të postës shqiptare ose në bankë në shumën 2000 lekë (mandati shkarkohet në faqen: akp.gov.al).

Hapi 2 – Maturantët, mandatin e pagesës duhet ta dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme.

Hapi 3 – Maturantët duhet të aplikojnë në linkun: matura.akp.gov.al nga data: 01 – 11 Gusht 2016

Hapi 4 – Mund të rendisni deri në 10 preferenca por mos harroni duhet të zgjidhni si preferencë të parë Kolegjin Universitar “QIRIAZI” dhe programin që ju doni të studioni.

Hapi 5 – Maturantët fitues shpallen brenda datës 30 Gusht 2016 dhe rregjistrimi pranë Kolegjit Universitar “QIRIAZI” kryhet brenda datës 20 Shtator 2016.

Të gjithë studentët që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e 1-rë u jepet edhe njëherë e drejta për të aplikuar në Portalin e Maturës Shteterore në Raundin  2-të.

 

RAUNDI 2  (Aplikimet në raundin e 2 bëhen për të gjithë maturantët që kanë mbyllur sezonin e vjeshtës, që nuk kanë mundur të aplikojnë apo rregjistrohen në raundin e parë, nuk janë shpallur fitues si dhe maturnatët që shkollën e mesme e kanë zhvilluar jashtë Shqipërisë.)

Hapi 1 – Maturantët që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë duhet të kryejnë pagesën pranë zyrave të postës shqiptare ose në bankë në shumën 2000 lekë (mandati shkarkohet në faqen: akp.gov.al) dhe e dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme.

Hapi 2 – Maturantët duhet të aplikojnë në linkun: matura.akp.gov.al nga data 23 Shtator 2016 – 1 Tetor 2016.

Hapi 3 – Mund të rendisni deri në 10 preferenca por mos harroni duhet të zgjidhni si preferencë të parë Kolegjin Universitar “QIRIAZI” dhe programin që ju doni të studioni.

Hapi 4 – Maturantët fitues shpallen brenda datës 4 Tetor 2016 dhe rregjistrimi pranë Kolegjit Universitar “QIRIAZI” kryhet brenda datës 16 – 20 Tetor 2016.