Në të gjitha programet e studimit që ofron Kolegji Universitar “QIRIAZI” pranohen për t’u regjistruar shtetasit shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kritere:

  • Studentët që regjistrohen në programet Bachelor, duhet të vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, MAS);
  • Për pranim në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, studenti duhet të ketë notë mesatare të paktën 6 (gjashtë), e llogaritur si mesatare aritmetike e thjeshtë, sipas VKM, Nr 407, datë 01.06.2016, pika 2, gërma a) dhe b).
  • Të kryejnë pagesën e tarifës së caktuar vjetore sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes Kolegjit dhe studentit;
  • Të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për lidhjen e kontratës.

KRITERET E PRANIMIT PER VITIN AKADEMIK 2017-2018


Për më shumë informacion drejtohuni pranë Zyrës së Pranimeve dhe Sekretarisë Mësimore në Kolegjin Universitar “QIRIAZI”, dërgoni një e-mail në info@uniqiriazi.edu.al ose na telefononi në 0672032672.

Ju mirëpresim!