Fakulteti i Drejtësisë

 

  1. Fakulteti i Drejtësisë ofron programe studimi në fushat e shkencave juridike.
  2. Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.
  3. Studimet në Fakultetin e Drejtësisë janë të organizuara në fusha diplomimi, si më poshtë:
  • E drejtë biznesi (Cikli i Parë i Studimeve)
  • Jurist me drejtim biznesi (Cikli i Dytë i Studimeve)
  • E drejtë civile dhe tregtare (Cikli i Dytë i Studimeve)
  1. Format e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë janë:
  • studime me kohë të plotë;
  • studime me kohë të zgjatur.
  1. Aplikimi dhe zbatimi i çdo njërës nga format e studimit bëhet me miratim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.

 

  1. Studime Universitare të Ciklit të Parë (Bachelor):
  • Këto programe ofrojnë njohuri bazë mbi metodat e parimet shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në fushën “E drejtë biznesi”.
  • Programet e studimeve të Ciklit të Parë realizohen me 180 kredite evropiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike.
  • Studentët në programet e Ciklit të Parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose me punim diplome.
  • Në përfundim të programeve të studimeve të Ciklit të Parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

 

 

  1. Programet e studimeve “Master profesional”:
  • Programet e studimeve “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë universitare së paku “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional;
  • Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik, ose me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale dy vite akademike;
  • Studimet e Ciklit të Dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose me punim diplome;
  • Në përfundim të këtyre programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në fushën e arsimimit e të trajnimit profesional të kryer.

 

  1. Programet e studimeve “Master i shkencave”:
  • Programet e studimeve të Ciklit të Dytë i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë brenda një specialiteti;
  • Programet e studimeve të Ciklit të Dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
  • Në përfundim të programeve të studimeve të Ciklit të Dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
  • FD ka të drejtë të pranojë kandidatë që kanë fituar diplomë “Master profesional” në studimet e Ciklit të Dytë për diplomën universitare “Master i shkencave” dhe të vendosi kritere për njohjen/transferimin e krediteve të vlefshme të fituara në studimet e masterit që i përgjigjen programit të studimeve të Ciklit të Dytë.

 

Programet qe ofron:

 

II.   Fakulteti  i Drejtësisë  
Cikli i Parë, Bachelor 1. E Drejtë Biznesi
Cikli i Dytë, Master Profesional 1. Jurist me Drejtim Biznesi
Cikli i Dytë, Master i Shkencave 1. E Drejtë Civile dhe Tregtare