10 Vjet Kolegji Universitar “Qiriazi”

Apliko tani të bëhesh pjesë e Stafit Akakemik në :

  1. Shkencat Ekonomike ( Specialiteti Financë, Kontabilitet)
  2. Shkencat Juridike ( Specialiteti: E Drejtë Civile, E Drejtë Publike, E Drejtë Administrative)
  3. Gjuhë e huaj ( Anglisht)
  4. Shkenca të natyrës ( Specialiteti: Matematikë e Aplikuar, Informatikë, Elektronikë, Kimi/Kimi Industriale, Biologji, Bioteknologji

Kriteret e një kandidati të suksesshëm:

  1. Preferohet që kandidati të ketë gradë shkencore: Profesor, Profesor i Asocuar, PhD, Doktor.
  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie në Institucine të Arsimit të Lartë, dhe në fushën e kërkimit shkencor
  3. Ti përgjigjet me fleksibilitet nevojave të Institucionit

Dokumentacion i kërkuar:

  1. CV e kandidatit ( shqip dhe anglisht)
  2. Letër motivimi në të cilën të specifikohen qartë fushat e ekspertizës dhe modulet e synuara
  3. Kopje e listës së notave shoqëruar me diplomën përkatëse ( notë mesatare mbi 8.5)

Aplikimet duhet të dorëzohen me email në: hr.finance@qiriazi.edu.al ose pranë zyrës së burimeve njerëzore deri më datë 8 Shtator 2017. Konkursi zhvillohet me datë 15 Shtator 2017

Kriteret e vlerësimit të kandidatëve për konkurim  për  një vend  të lirë  pune  për   personel akademik pranë Kolegjit Universitar “QIRIAZI”.

     I.            KRITERE  ELIMINUESE
1. Të jetë diplomuar  në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve  në  Fakultetin e Ekonomisë  në Universitetin e Tiranës në sistemin me kohë të plotë , ose në të njëjtat profile në universitetet jashtë vendit.
2. Të ketë notë mesatare të shkollës së mesme mbi 8.5 .
3. Të ketë notë mesatare të shkollës se lartë, 9 e lart.  (Vlerësimi 10 pikë. Vlerësimi lidhur me mesataren ndryshon për çdo 0.1 unite me 1 pikë).
4. Kandidati deri më 35 vjeç duhet të ketë gradën “MASTER”, deri në 45 vjeç duhet të ketë gradën “DOKTOR”, deri në 50 vjeç duhet të ketë titullin ‘”PROFESOR I ASOCIUAR” dhe mbi 55 vjeç duhet të ketë titullin akademik ”PROFESOR”.

Kandidatët që ka përfunduar universitetin ose studimet pasuniversitare në universitet perëndimore janë të mirëpritur në të njëjtat kushte konkurimi. Kanditatët me kualifikime më të larta janë preferencialë

Shënim: Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.
  II.            KRITERET E PREFERUARA DHE TË VLERËSUARA NË PIKË Vlerësimi

(pikë)

5. Sipas gradës dhe titullit akademik :
· Master jashtë vendit (në distancë/ online) 10
· Master jashtë vendit 15
· Doktor brenda vendit 20
· Doktor jashtë vendit (PhD) 30
· Prof.assoc. 35
· Profesor 40
6 Kandidati duhet të ketë përvojë pune në profesion dhe në mësimdhënie.

(çdo dy vjet pune në mësimdhënie në universitete, vlerësohet me 3 pikë dhe çdo punë tjetër brenda profesionit, vlerësohet me 2 pikë).

 
7 Aftësimi në programe kompjuterike, të cilat vërtetohen me dëshmi përkatëse  2
8 Njohuri të gjuheve  perëndimore (anglisht, italisht, gjermanisht,

frengjisht, spanjisht, etj.) e vërtetuar me dëshmi nga UT ose nga

kurset internacionale (nuk njihet asnjë dëshmi tjetër jashtë këtij kriteri).

· Gjuha Angleze 10
· Gjuhët e tjera

 

8
III.            KRITERE PLOTËSUESE Vlerësimi

(pikë)

9 Kandidati duhet të ketë publikime shkencore:  
· Tekst mësimor të aprovuar nga  departamenti përkatës 15
· Monografi e botuar dhe e aporvuar nga departamenti  përkatës 8
· Artikull / artikuj shkencorë të botuar brenda vendit 5
· Artikull / artikuj shkencorë të botuar jashtë vendit 8
· Sesione shkencore, konferenca, kongrese brenda vendit 5
· Sesione shkencore, konferenca, kongrese jashtë vendit 8
IV.            INTERVISTË GOJORE  Vlerësimi

(pikë)

10 Aftësi komunikimi në auditor në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e huaj 3
·         10 Pasqyrim  të edukatës qytetare në mënyrën e të folurit dhe të të veshurit 3
11 Diplomë universitare në një profilizim tjetër (jo part time) 5

 

 Shënim: Në kushtet kur kandidatët kanë pikë të barabarta preferohet kandidati që ka kryer studimet Bachelor dhe/ose Master, dhe/ose Doktoraturë jashtë vendit.