Prof.Dr. KRISTAQ PATA

FJALA PËRSHËNDETËSE E REKTORIT,

Prof.Dr. KRISTAQ PATA

Kolegji Univeresitar “Qiriazi” u themelua 10 vjetë më parë në vitin 2006, nga Robert Dako, si një obligim i Tij për të lartësuar emrin dhe veprën  e tri ikonave të Arsimit Kombëtar Shqiptar, motrave Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe  Kristo Dako, që me punën dhe kontributin e tyre, i dhanë vlera të paçmuara Rilindjes Kombëtare dhe veçanërisht Arsimit Kombëtar Shqiptar.

Kolegji Univeresitar “Qiriazi” i vendosur në periferi të Tiranës, në godinën karakteristike universitare ku ka qenë Instituti Femëror Kyrias, pasardhës i shkollës së parë shqipe për vajza në Korçë, çelur më 1891, para 125 vjetësh, evokon një trashëgimi unikale që ka lënë gjurmë të thella në historografinë e krijimit dhe përparimit të Sistemit Arsimor Shqiptar.

Emblema e motrave “Qiriazi” që është dhe  aureola e këtij Kolegji, simbolizon pikërisht emrin dhe veprën e  këtyre tri ikonave, që siç shkruante Kryeministri i Shqipërisë i asaj kohe Pandeli Evangjeli, (1921&1930-35),  i dhanë Institutit Kyrias një shvillim më të sosur.

Përgjatë një dekade, Kolegji Univeresitar “Qiriazi”  ka funksionuar por dhe do të vazhdoj të funksionoj si një qendër bashkëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi të njohurive për të formuar e diplomuar studentë me të gjitha kualitetet, të aftë për të konkuruar me dinjitet e profesionalizëm në tregjet e punës intelektuale, brenda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu, i është përmbajtur dhe do t’i përmbahet në vazhdimësi modelit evropian të qeverisjes universitare, bazuar në lirinë akademike, në autonominë administrative dhe atë financiare.

Kolegji Univeresitar “Qiriazi” është i akredituar si institucion i arsimit të larte, për të gjitha programet e studimit. E thënë ndryshe studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe ata të Fakultetit të Drejtësisë që do të përfundojnë me sukses studimet do të pajisen me diploma plotësisht të vlefshme, të njohura zyrtarisht dhe të vleresuara nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë. Kjo do ti bëjë të diplomuarit e këtij Kolegji krenarë, të sigurt dhe shpresëplotë për të ardhmen e tyre.

Në vazhdim të traditës stafi akademik i këtij Kolegji Universitar, do të ketë në themel të strategjis cilësinë akademike, forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me universitetet dhe kolegjet e vendeve perëndimore për ndërkombëtarizimin e institucionit dhe të studentëve të vet, me fokus akreditimin ndërkombëtar të tij.

Këtij objektivi në vazhdimësi do t’i shërbejë padyshim dhe eksperienca në arsimin e Lartë të Familjes së nderuar Uldedaj (Ku pinjollët e kësaj familje janë shkolluar në Universitetet më të mira të botës si në Chambridge, Angli  dhe Gorningen, Hollandë).

Shpresoj dhe besoj se investimi i bërë prej tyre si vizion dhe drejtim i ri do të pasurojë më tej vlerat që trashëgoi kjo shkollë, ndërsa zbatimi gradual i eksperiencave akademike dhe menaxhuese  të fituara prej tyre, së bashku me punën dhe përpjekjet e tërë stafit akademik, do të jenë një vlerë e shtuar në dobi të edukimit, këtij “kapitali të  përhershëm”, që sipas Babait të  Ekonomisë Adam Smith,  transformon cilësinë e modeleve të sjelljes  aq të domosdoshme për shoqërinë tonë e sidomos për të ardhmen e brezit të ri, për prosperitetin dhe përparimin e gjithanshëm të vendit.

Ju faleminderit!

Rektori            

Prof.Dr. Kristaq PATA