Aktiviteti kërkimor shkencor i Kolegjit Universtar “Qiriazi” bazohet, organizohet e zhvillohet në zbatim të ligjit Nr.80 / 2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë’’.

Orientuar nga vizionet dhe politikat e zhvillimit, Kolegji Universitar “Qiriazi” ka një strukturë efektive e cila përbëhet nga një koordinim i strategjisë së Qëndrave te Kërkimit Shkencor dhe departamenteve. Secila prej këtyre organizmave vepron, bazuar në detyrat e përcaktuara dhe të miratuara nga njësia qëndrore Fakulteti përkatës, Senati i Universitetit . Qendrat e  Kërkimit Shkencor formulojnë dhe orientojnë politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në vijimësi; bashkërendojnë dhe koordinojnë punën kërkimore të fakulteteve dhe të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të stafit akademik dhe drejtues; promovojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore  brenda e jashtë vendit, nxisin pedagogë e drejtues të departamenteve dhe të fakulteteve për punë kërkimore shkencore dhe pjesëmarrjen e tyre, si individë në projekte  kombëtare dhe ndërkombëtare në shkallë departamenti, fakulteti, kolegji; ndjekin zbatimin e orientimeve, të planeve, të projekteve dhe tematikës e problematikës së miratuar në departamente ; raportojnë sistematikisht në Senatin e Universitetit dhe ngarkohen me detyra prej tij.

Qendrat kërkimore shkencore ne nivel Fakulteti, ushtrojnë një sërë kompetencash funksionale ndër të cilat:

  • Hartojnë programin dhe planin e punës për çdo vit akademik ku pasqyrohen drejtimet kryesore të veprimtarisë, të miratuar nga Senati akademik;
  • Bashkërendojnë punën me njësite e tjera të universitetit;
  • Organizojnë konsulta për tema dhe probleme të rëndësishme që lidhen me politikat dhe vizionet e njësive të Kolegjit në tërësi;
  • Studiojnë dhe paraqesin për miratim në Senatin akademik projekte  kërkimore dhe mësimore duke mbajtur parasysh standardet bashkëkohore;
  • Nxitin individualisht pedagogët dhe drejtuesit e njësive bazë për punë kërkimor-shkencore, si dhe nëpër projekte  në shkallë Kolegji, njësie kryesore apo njësie bazë;
  • Bashkërendojnë dhe koordinojnë veprimtaritë kërkimore të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik;
  • Promovojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit, brenda dhe jashtë vendit;
  • Inkurajojnë krijimin e një gjenerate të re kërkuesisht shkrencor në fushat e politikave sociale, ekonomike dhe shkencore;
  • Marrin pjesë në programe që financojnë projekte kërkimi nga donator të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit
  • Sjellin më afër komunitetin e biznesit me botën akademike, ofrojnë konsulencë dhe shërbime të drejtperdrejta për komunitetin e biznesit, veçanarisht ato që lidhen me zhvillimin e SME-ve, teknologjinë e informacionit, kërkimin, zhvillimin, inovacionin si dhe ekonominë e bazuar në dije e shkencë;
  • Ndjekin zbatimin e orientimeve, planeve, projekteve, tematikave dhe problematikave të miratuara nga njësitë bazë;
  • Raportojnë për veprimtarinë kërkimore-shkencore pranë Bordit të Administrimit dhe Senatit akademik ku dhe kryhen vlerësimet përkatëse.

Qendrat Kërkimore-Shkencore, kanë detyrimin llogaridhënës pranë Dekanit të Fakultetit. Ato hartojnë plane pune, informacione dhe raporte semestrale e vjetore, të cilat depozitohen pranë Dekanit të Fakultetit