Programet në Arsimin Profesional

1. Teknologji Informacioni

  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

  • Elektronikë

  • Web Design 

2. Teknologji Ushqimore

  • Teknologjinë e Produkteve Bimore

  • Teknologjinë e Produkteve Shtazore

  • Teknologjinë e Pijeve dhe Ujit

Programi i Studimeve Profesionale 2 vjeçare në Hoteleri -Turizëm është i pari i këtij lloj në Sistemin tonë të Arsimit të Lartë. Nëpërmjet këtij programi studimi synojmë të përgatisim një gjeneratë të re profesionistësh të Hotelerisë dhe Turizmit, duke ofruar cilësi në përgatitje, kulturë bashkëpunimi, mjedis miqësor, aktivitete të shumta dhe një treg pune të garantuar.
Mësimdhënia dhe të nxënit mbështeten në planin mësimor që bazohet në formimin e përgjithshëm, krijimin e personalitetit, realizimin e praktikave, realizimin e formimit teorik dhe praktik të njohurive të profesionit, në teknologjinë e informacionit, të kreativitetit e të pavarsisë së studentit.

b) Njohurit dhe Kompetencat e Studentëve në Përfundim të Programit Mësimor.

Njohuri të thella teorike dhe të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të hotelerisë dhe turizmit.

Aftësi për zgjidhjen, për tu pershtatur me situatat që ofron shërbimi në Hoteleri dhe Turizëm.
Aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve te informacionit ne fushen e hoteleri turizmit, për të administruar keto informacione dhe per te kuptuar parimet e funksionimit te tyre, etj.
Aftësi për t’u specializuar brenda një kohe të shkurtër edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës.

Garantimi i cilësisë në universitet bazohet në koncepte dhe përcaktime të qarta akademike për realizimin e programit. Bazë e veprimtarisë së programit të studimit është orientimi ndaj shërbimeve hoteliere dhe turistike, industrisë ushqimore si dhe përfshirja e biznesit të hoteleri – turizmit në veprimtaritë praktike.

Synohet forcimi i zotërimit të gjuhës së huaj të Anglishtes dhe Gjermanisht të profesionit, për të siguruar mobilitetin e kompetencës profesionale jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

c) Mundësit për Punësim

Të diplomuarit pas përfundimit të programit profesonal 2 vjeçar të studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert turizmi në një nivel të lartë njohurish teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të turizmit.Studenti aftësohet për t’u punësuar në :
– Shërbim klientele
– Shërbimet ndaj të huajve;
– Organizim eventesh;
– Kulinari;
– Agjensitë e udhëtimit
Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e turizmit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira.
Ky program studimi përgatit specialistë turizmi me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.

Qëllimi i Programit të Studimit në në Arsimin e Lartë Profesional për “TEKNOLOGJI INFORMACIONI” është të pregatisë specialist me formim teknik dhe profesional:

  • në njohjen e sistemeve të komunikimit dhe teknologjisë informatike
  • në njohjen dhe analizimin e gjuhëve programuese dhe algoritmeve
  • mbledhjen, organizimin, dhe përpunimin e të dhënave

 

Qëllimi i Programit të Studimit në Arsimin e Lartë Profesional për “TEKNOLOGJI USHQIMORE” është të pregatisë specialist me formim teknik dhe profesional:

  • në fushat e përpunimit të produkteve ushqimore,
  • në përvetësimin e teknologjive të prodhimit, ruajtjes, dhe tregtimit të ushqimeve,
  • në njohjen dhe vlerësimin e karakteristikave të materialeve të papërpunuara,
  • në njohjen e metodave të analizës së cilësisë së produkteve ushqimore
  • në zbatimin e procedurave të punës sipas kërkesave standarte të sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore;

Misioni

Misioni i Arsimit të Lartë Profesional në Kolegjin Universitar Qiriazi është:

  • të krijojë mundësi për një arsim cilësor profesional dhe praktik
  • të ofrojë një arsim profesional në përputhje me nevojat e ekonomisë dhe të tregut
  • të garantojë pregatitje cilësore të specialistëve dhe teknikëve përmes:
  1. programeve dhe proceseve mësimore cilësore
  2. stafit akademik të pregatitur
  3. mbështetjes me infrastrukturë
  4. vënies në dispozicion të stafit dhe strukturave mbështetëse

VLERAT

Kolegji Universitar Qiriazi, në ofrimin e Arsimit të Lartë Profesional, udhëhiqet nga këto vlera:

  1. Formim Profesional cilësor
  2. Proces Mësimor që vë në qëndër studentin
  3. Mbështetje e vazhdueshme për studentin
  4. Cilësi Akademike që bazohet në kultivimin e bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive

 

NË ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË PROFESIONAL, KOLEGJI UNIVERSITAR QIRIAZI, MBAN GJITHNJË PARASYSH:

  • se Formimi Profesional i studentit është cilësor kur ai realizohet përmes kombinimit të dijeve teorike me shprehitë praktike, zhvillimit dhe aftësimit të studenti me aftësi praktike, dhe bashkërendimit të arsimit profesional me nevojat e tregut dhe ekonomise si dhe zhvillimet e teknologjisë.
  • se Procesi Mësimor bëhet I dobishëm dhe e realizon misionin kur ai vë në qëndër të tij studentin, kur udhëhiqëet nga kultivimi tek student të aftësive praktike, dhe kur aftësitë praktike që tenton të zhvillojë tek student i mundësojnë studentit të zgjidhë probleme dhe marrë vendime në situate konkrete.
  • se Mbeshtetja e Vazhdueshme e Studentit realizohet kur student gjen gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e stafit akademik, stafit jo-akademik, apo stafit burokratik dhe se mbështetja e pakursyer për studentin është një ndër çelësat e suksesit të pregatitjes së tij profesionale
  • se Arsimi Profesional është akademikisht cilësor kur reflekton bashkëpunimin mes stafit akademik dhe studentit, dhe bashkëpunimin mes Kolegjit të Lartë Profesional dhe institucioneve publike apo private në krijimin e mundësive praktike për studentët për praktika dhe zhvillim profesional.

PRIORITETET

ARSIMI I LARTË PROFESIONAL në Kolegjin Universitar Qiriazi i jep PËRPARËSI DY FUSHAVE:

  • Teknologjisë Ushqimore
  • Teknologjisë së Informacionit

 

Në Fushën e TEKNOLOGJISË USHQIMORE, arsimi I lartë profesional:

  • i jep përparësi pregatitjes cilësore profesionale
  1. të teknikëve të specialistëve
  2.  të teknikëve
  • i pregatit teknikët dhe specialistët për këto sektorë:
  1. industrinë ushqimore të prodhimit dhe përpunimit
  2. teknologjinë e produkteve bimore
  3.  teknologjinë e produkteve shtazore
  4. teknologjinë e pijeve dhe ujit
  5. agjencitë garantuese dhe mbrojtjëse të cilësisë dhe sigurisë ushqimore
  6. strukturave ligjore që zhvillojnë dhe përcaktojnë standartet dhe praktikave konform ligjeve

 

 

Në Fushën e TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, arsimi I lartë professional:

  • i jep përparësi pregatitjes cilësore profesionalë
  1. të teknikëve
  2. të specialistëve
  • i pregatit teknikët dhe specialistët për këto sektorë:
  1. elektronikë
  2. web design
  3. teknologji e informacionit dhe komunikimit