Administrim Biznesi

Administrim Biznesi

Qëllimi dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit:

Qëllimi i programit Master Shkencor në Administrim Biznesi është që t’ju ofrojë studentëve formimin më të mirë teorik dhe praktik, i cili do të mundësojë përparimin e tyre në karrierë dhe do t’ju japë të diplomuarve një avantazh konkurues në treg.

Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon në:

  • Trajnimin dhe formimin e profesionistëve dhe ekspertëve të cilët mund të punojnë në pozicione menaxheriale në ndërmarrje vendase apo të huaja, në industri, tregti dhe sektorin publik.
  • Përgatitja e studentëve për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

 

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

 

Mundësitë e punësimit

  • Kompani/organizata private apo publike, vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit.
  • Institucione në nivel qendror dhe lokal.
  • Institucione akademike dhe kërkimore-shkencore.
  • Ente, Agjenci dhe shoqata të ndryshme.
  • Organizata jofitimprurëse, Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja.
  • Banka vendase dhe të huaja, të nivelit qendror apo të dytë.
  • Biznese të tjera, si specialistë të fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit të biznesit.
  • Profesionist i pavarur (konsulent menaxherial).

 

Mundësi për studime të mëtejshme

Mundësitë për studime të mëtejshme janë:

  • Transferimi i krediteve të marra në këtë program studimi të këtij institucioni, në një institucion tjetër, duke i dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme në institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Ndjekja e studimeve të doktoraturës dhe studimeve pasuniversitare, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre akademike, kërkimore dhe profesionale.
  • Ndjekja e studimeve të Masterit Ekzekutiv, një program i ciklit të tretë të studimeve me karakter dhe orientim të theksuar praktik dhe aftësim professional.

 

Kliko këtu për të parë kurrikulën e studimit

Apliko Tani