Administratori i institucionit

Av. Luigj GJERGJI

ADMINISTRATOR

Kolegji Universitar Qiriazi

0 comments

Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit. Ai  është përfaqësues  ligjor  i  Kolegjit Universitar  “Qiriazi”  për  çështjet  financiare  dhe  administrative,  sipas  Ligjit  Nr.80/2015.

Administratori duhet të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i shkencave” në fushën e drejtësisë ose ekonomisë dhe përvojë pune së paku shtatë vjet në këto fusha.

Administratori i Institucionit emërohet në detyrë nga Bordi i Administrimit.

Administratori  nuk   mund   të  ushtrojë  asnjë  funksion   tjeter,   akademik   apo administrativ.

Administratori i raporton për veprimtarinë e tij Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik, përkatesisht  për përmbushjen  e detyrimeve për probleme  financiare e administrative dhe ato në fushën akademike.

Administratori kryen këto funksione kryesore:

a) harton projektbuxhetin vjetor, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe në planin buxhetor e afatmesëm të tij;

b) propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, te cilat ia paraqet  për  miratim  Bordit të Administrimit,  dhe mbikëqyr  shpërndarjen  deri në zbatimin e tyre;

c) ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të Kolegjit Universitar “Qiriazi” në strukturat e varësisë së tij;

d) zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik, me karakter financiar dhe administrativ;

e) i paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të institucionit në perfundim te cdo viti akademik;

f) bashkëpunon me autoritetet dhe strukturat e tjera të institucionit për çështje të administrimit të përditshëm;

g) emeron dhe shkarkon administratorët e njësive kryesore dhe stafin administrativ dhe ndihmës administrativ. Kjo, në cdo rast me propozim të dekanëve dhe pas miratimit të Bordit të Administrimit;

h) plotëson kërkesat  e  rektorit,  me  qëllim  përmbushjen  e  nevojave  akademike, administrative dhe financiare;

i) funksione të tjera të administratorit të institucionit përcaktohen në Rregulloren e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.