Në Kolegjin “Qiriazi” funksionon shërbimi administrativ që bën të mundur realizimin e punëve administrative për çështje studentore dhe akademike.

Shërbimi administrativ në Kolegjin “Qiriazi” është në kontakt të vazhdueshëm me studentin nga momenti i rregjistrimit e deri në përfundimin e studimeve duke i ndihmuar ata në marrjen e informacioneve që kanë të bëjnë me studentët dhe procesin akademik në Kolegjin “Qiriazi”

Shërbimi administartiv do të jetë ura e komunikimit ndërmjet studentëve dhe institucionit

Shërbimi administrativ ju mundëson studentëve:

  • kryen regjistrimin e personave tё cilёt kanё fituar tё drejtёn pёr tё qenё studentë;
  • hap dhe ruan njё dosje personale elektronike dhe shkresore pёr çdo student, ku pasqyrohen dokumentacioni i regjistrimit të studentit në institucion, lёndёt e marra deri

nё pёrfundim tё ciklit mёsimor, pёrsёritjet e lёndёve, rezultatet e provimeve, gjendjen e bursёs dhe masat disiplinore nёse janё marrё tё tilla;

  • arkivon dosjet e regjistrimit të studentёve nё bazё tё vitit dhe programit të studimit;
  • ruan nё formё elektronike listat e rezultateve tё provimeve të cilat vijnë nga Dekanati;
  • përgatit transkripte (listё notash) pёr studentin;
  • pёrgatit dokumente të cilat i dorëzohen institucioneve zyrtare si: Vёrtetim Studenti,

Rekomandime dhe dokumente tё tjera tё ngjashme;

  • bёn rinovimin e regjistrimit tё studentёve çdo fillim viti;
  • përgatit dhe shpёrndan kartat e identifikimit tё studentёve;
  • plotëson diplomat e studentёve, tё cilёt kanё fituar tё drejtёn pёr t’u diplomuar dhe ia dorëzon diplomёn studentëve të diplomuar kundrejt firmёs;
  • evidenton studentёt pёrfitues tё bursёs si dhe ata tё cilёt humbasin tё drejtёn e bursës pёr shkak tё mossuksesit nё mёsime;
  • ndjek procedurat e studentёve tё cilёt duan tё ndёrpresin studimet universitare, kryen
    ç’rregjistrimet tyre dhe nё pёrfundim tё cdo viti akademik, paraqet njё raport mbi shkaqet e ndёrprerjeve pёrpara Senatit;
  • evidenton studentёt tё cilёt nuk kanё arritur tё pёrfundojnё me sukses studimet brenda afatit maksimal tё përcaktuar në Rregulloren e Kolegjit ;
  • ndjek kryerjen e pagesave mësimore nga ana e studentёve dhe regjistron tё dhёnat përkatëse nё formë elektronike;
  • evidenton studentёt tё cilёt nuk kanë hyrë nё provime;
  • jep dokument pёr marrjen nё provime të studentёve qё kanё kryer pagesat mёsimore brenda periudhёs sё provimeve;
  • ruan dokumentet nё tё cilat pasqyrohen rezultatet e provimeve;
  • ndjek dhe zbaton procedurat e trasferimeve të studentëve;
  • informon Dekanatin apo Pёrgjegjёsin e Departamentit, mbi bazёn e kёrkesёs sё kёtyre tё fundit, mbi gjendjen mёsimore dhe të dhënat e regjistrimit tё studentёve dhe tё klasave;
  • përgatit informacione apo raporte mbi bazёn e kёrkesёs sё organeve administrative shtetërore;
  • bёn regjistrimin e dokumenteve tё dorëzuara nga studentёt;
  • arkivon dosjet e studentёve tё diplomuar;
  • kryen detyra tё tjera tё ngarkuara nga organi epror, nё lidhje me aktivitetin mёsimor-shkencor;
  • Orietimin e studenteve për pyetje, sugjerime, praktike, punësim, punesimi part – time etj.
  • Mbledh ankesa, sugjerime, ide dhe zdhidhje te problematikave/ideve që studentët paraqesin.
  • Sigurimi i vendeve per praktiken profesionale
  • shërben si pikë ndërlidhëse në mes të studentëve dhe kompanive të punësimit.
  • shërben nevojave për zhvillim të karrierës së studentëve, duke siguruar cilësi të lartë dhe shërbime të ndryshme nëpërmjet këshillimit, konsultimeve dhe partneriteteve të qëndrueshme, të dizajnuara për të lehtësuar të mësuarit dhe avancimin e mirëqenies me qëllim të zhvillimit të profesionalizmit.
  • krijon kushte normale për ushtrimin e veprimtarisë akademike nëpërmjet shfrytëzimit të hapësirave të mjaftueshme për mbajtjen e leksioneve dhe ushtrimeve si salla mësimi për zhvillimin e leksioneve dhe ushtrimeve, salla konferencash, sallën e teknologjisë së informacionit, studion ligjore, bibliotekën, sallën e leximit, zyrat e shërbimit administrativ, zyrën për cilësi, zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar, sallën e profesorëve) dhe hapësirat e tjera ndihmëse.
  • krijon kushte në funksion të studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ duke pajisur hapësirat e Kolegjit “Qiriazi” me mjete bashkëkohore duke përfshirë, tavolinat dhe karrikat komode për studentë; kompjuterët, printerët dhe pajisjet e tjera logjistike, sistem të nxehjes, ajrosjes, sistemin e sigurisë etj.
  • bën sigurimin dhe mbështetjen e të gjitha aspekteve të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve të telekomunikacionit në mjediset e Kolegjit “Qiriazi”.
  • mundëson qasje në infrastrukturë dhe shërbime informatike në nivele të ndryshme përdoruesish si: stafi, studentët, studentët e ardhshëm, kontraktorët, dhe të gjithë individët dhe organizatat e tjera që ndër-veprojnë me Kolegjin “Qiriazi”.
  • ofron çdo studenti akses në internet për arsye studimore e kërkimore-shkencore, duke krijuar edhe mundësinë e zhvillimit të leksioneve ose provimeve në një mënyrë bashkëkohore.
  • Nngritja e një sistemi të organizuar informacioni për të transmetuar tek studentët të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me programet e studimit, procesin mësimor, rregulloren e institucionit, procedurat në lidhje me aktivitete të ndryshme të procesit mësimor, etj.
  • bën publikimin e Informacionit të nevojshëm në disa forma:
  1. Në format letër, në formën e guidave, rregulloreve, fletëpalosjeve, procedurave, etj., të cilat gjenden në sekretari dhe u vihen në dispozicion studentëve;
  2. Në format elektronike dhe hard copy;

 

  1. Në “website” të Kolegjit, duke e bërë të aksesueshëm nga të gjithë studentët në mjediset e Kolegjit dhe jashtë tij;

 

  1. takime të drejtpërdrejta me studentët, shpalljen në mjediset e caktuara të Kolegjit, njoftimeve në “website”, të Vendimeve të rëndësishme të marra nga Senati Akademik, Këshilli i Administrimit, Rektorati, këshillat e fakulteteve dhe dekanati në lidhje me aktivitete të ndryshme të procesit mësimor, të studentëve, rezultatet e analizave të bëra, etj.,

 

 

Orari i punës:

Nga e Hëna deri të Premten

Prej orës 08:00 deri 16:00