Zyra e Financës, e varur nga Administratori i Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe në bashkëpunim me struturat Akademike të IAL (Senat, Fakultet, Departament) ndjek këto detyra si më poshtë:

  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Kolegji, rakordon çdo muaj situacionet e shpenzimeve, si dhe kryen rialokime të planit të shpenzimeve për çdo njësi ekonomike në bazë të kërkesës së tyre dhe   mundësive për rialokim fondesh.
  • Ndjek procedurën e prokurimeve me blerje të vogla, rakordon me veprimet e magazinës çdo muaj, përgatit situacionin mujor të shpenzimeve si dhe kryen kontabilizimet përkatëse.
  • Përgatit çdo muaj situacionin progresiv të shpenzimeve (paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative, bursa, investime, etj.).
  • Përgatit të dhënat ekonomike që u duhen drejtuesve të institucionit, mbi bazën e analizës së të dhënave që disponon, bën studime dhe propozime për përmirësimin e strukturave financiare dhe të metodave të punës.
  • Ndjek me përgjegjësi realizimin e fondeve buxhetore dhe të të ardhurave.
  • Dokumentimin e transaksioneve dhe garantimin për lënie gjurmë për auditimet i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Kërkon në fillim të vitit ushtrimor nga Zyra e Burimeve Njerëzore strukturën organizative të miratuar nga Bordi i Admministrimit.
  • Mban dhe regjistron në librin e pagave dhe bën plotësimin e tij çdo muaj me pagën e çdo punonjësi në formë elektronike dhe manual, dhe mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të pagave për secilin punonjës.
  • Kryen pagesat e personelit në bashkëpunim me Sektorin e Burimeve Njerëzore.
  • Përgatit në mënyrë kronologjike listën mujore të Sigurimeve Shoqërore, rakordimi mujor me Degën e Sigurimeve Shoqërore.
  • Mban dhe plotëson librezat e sigurimeve shoqërore për çdo punonjës.
  • Përgatit çdo fund viti materialin për kryerjen e inventarëve fizike në aktivet e qëndrueshme dhe qarkulluese të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
  • Hapjen e librit të inventareve, pas kryerjes së inventarit fizik, në fillim të çdo viti ushtrimor dhe rakordimin midis vlerës së inventarit fizik dhe vlerës së kontabilitetit sipas llogarive ekonomike.
  • Dhe bën mbylljen e bilancit vjetor.

Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj zyre.