Programi I Studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”.

Ky program studimi “Bachelor” ofronë nivelin profesional “VI” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe eshte orientuar kryesisht, nga aftësitë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Per realizimin e ketij programi studimi ne ofrojme nje stafi akademik cilesor, infrastrukture bashkohore, baze didaktike dhe marveshje bashkepunimi me institucionet e tjera, shoqëruar këto me mbështetja financiare te nevojshme, si garancia më e mirë qe pas diplomimit te keni nje punësim të shpejtë, te sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si:

  • Mesues fiskulture ne sistemet shkollore parauniversitare.
  • Instruktor palestre.
  • Instruktor te sporteve individuale.
  • Instruktor te sporteve kolektive.
  • Instruktor fitness.
  • Guida turistike dhe turizem sportiv etj.
  • Gjithashtu të diplomaurit në këtë program do të kenë mundësi:
  • Të krijojne sipërmarrje të vogla apo të mesme, apo qendra të edukimit fizik dhe sporte.
  • Të manaxhojnë apo administrojnë njësi përbërëse të qendrave sportive dhe fitnesi.

Kompetencat dhe njohurit që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi jane të plota përball subjekteve, operatorëve privat dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo per faktin se edukimi fizik dhe sporti, gjatë viteve të fundit eshte bërë pjesë e interesit jo vetëm individual, por edhe atij publike, nisur nga impakti i përvojave lëvizore dhe sportive, me ndikim te drejtpërdrejtë per shëndetin në tërësi dhe cilësinë e të jetuarit në veçanti. Edukimi fizik dhe sporti ka marrë një përmasë të zgjeruar në kurrikulat e shkollore që zbatohen në mënyrë të detyrueshme në institucionet e arsimit parauniversitar. Promovimi i kësaj kulture, do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për kete fushe studimi, por edhe për frekuentimin e programeve sportive që ofrojnë shoqatat, klubet, federatat dhe njësitë private (qendrat e fitness) nga ana e të rinjve të cilët sportin e shohin si profesionin e tyre të ardhshëm dhe qe ndjejne nevojen per mesues edukimi fizik dhe instruktor.