Programi i Studimit Bachelor në “Informatikë Eekonomike dhe Biznesi”

Ky program studimi ofron nivelin profesional “VI” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe është orientuar kryesisht, nga aftësitë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Për realizimin e këtij programi studimi ne ofrojmë një staf akademik cilësor, infrastrukturë bashkohore, bazë didaktike dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera vendase dhe të huaja, shoqëruar këto me mbështetje financiare të nevojshme, si garancia më e mirë që pas diplomimit studentët të kenë një punësim të shpejtë, të sigurt dhe me shumë perspektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si:

  • Shërbim klientele
  • Manaxherë për shërbimet informatike lidhur me ekonominë dhe biznesin për subjekte publike, private, OJF, vendase dhe të huaja;
  • Drejtues njësish për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave dhe nxjerrjen e rezultave ekonomike dhe të biznesit dhe jo vetëm;
  • Analistë të dhënash:
  • Aplikues i sistemtimit të programeve dhe të dhënave në sisteme informatike:
  • Mirëmbajtës sistemesh informatike lidhur me ekonominë dhe biznesin dhe jo vetëm;
  • Analistë tregjesh financiare;
  • Analistë të sektorëve të ekonomisë;
  • Analistë tregjesh të produkteve të konsumit të gjerë;
  • Analistë të B2B;
  • Analistë të B2C;
  • Analistë të B2G;
  • Punonjës në subjektet që ofrojnë shërbime shitje, mirëmbajtje dhe manaxhim produktesh hardëare dhe softëare si dhe të programeve kompiuterike që lidhen me ekonominë dhe biznesin;
  • Specialist të fushës së aplikimit të sistemeve të informacionit kontabël dhe manaxherial në manaxhimin financiar, manaxhimin e burimeve njerëzore, manaxhimin e cilësisë, manaxhimin e projekteve, manaxhimin operacional, etj;
  • Etj.

Kompetencat dhe njohuritë që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privatë dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se aspektet e informatikës ekonomike dhe të biznesit, gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e interesit jo vetëm individual, por edhe atij publik, nisur nga ndikimi që ka informatika na ekonomi dhe biznes dhe manaxhimin e tyre në jetën e përditëshme të pjesës më të madhe të qytetarëve të vendit. Promovimi i kulturës së informatizimit të ekonomisë dhe të biznesit do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi nga ana e të rinjve të cilët e shohin fushën e informatikës ekonomike dhe të biznesit si profesionin e tyre të ardhshëm.