Programi i Studimit Bachelor në “Manaxhim Biznesi”

Ky program studimi ofron nivelin profesional “VI” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe është orientuar kryesisht, nga aftësitë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i
brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Për realizimin e këtij programi studimi ne ofrojmë një staf akademik cilësor, infrastrukturë bashkohore, bazë didaktike dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera vendase dhe të huaja, shoqëruar këto me mbështetje financiare të nevojshme, si garancia më e mirë që pas diplomimit studentët të kenë një punësim të shpejtë, të sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si:

  • Manaxherë në subjekte publike
  • Manaxherë në subjekte private
  • Manaxherë në OJF
  • Manaxherë operacionalë
  • Manaxherë projektesh
  • Manaxherë cilësie
  • Etj.

Kompetencat dhe njohuritë që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privatë dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se aspektet e fushës së manaxhimit, gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e interesit jo vetëm individual, por edhe atij publik, nisur nga ndikimi që ka manaxhimi në jetën e përditëshme të pjesës më të madhe të qytetarëve të vendit. Promovimi i kulturës së manaxhimit do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi nga ana e të rinjve të cilët e shohin fushën e manaxhimit si profesionin e tyre të ardhshëm.