Programi i Studimit Bachelor në “Manaxhim hoteleri turizëm”

Ky program studimi ofron nivelin profesional “VI” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe është orientuar kryesisht, nga aftësitë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Për realizimin e këtij programi studimi ne ofrojmë një staf akademik cilësor, infrastrukturë bashkohore, bazë didaktike dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera vendase dhe të huaja, shoqëruar këto me mbështetje financiare të nevojshme, si garancia më e mirë që pas diplomimit studentët të kenë një punësim të shpejtë, të sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si:

  • Manaxherë në resorte turistike
  • Manaxherë hotelesh
  • Manaxherë bar – restorantesh
  • Manaxherë agjencish turistike
  • Manaxherë guidash turistike
  • Manaxherë për shërbimet hoteliere dhe turistike ndaj të huajve;
  • Manaxherë eventesh;
  • Manaxherë në kulinari;
  • Manaxherë të holeteri turizmit në sektorin publik;
  • Etj.

Kompetencat dhe njohuritë që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privat dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se aspektet e fushës së hoteleri turizmit, gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e interesit jo vetëm individual, por edhe atij publik, nisur nga ndikimi që ka sektori i hoteleri turizimit dhe manaxhimi i këtij sektori në jetën e përditëshme të pjesës më të madhe të qytetarëve të vendit. Promovimi i kulturës së manaxhimit në përgjithësi dhe i fushës së hoteleri turizmit në veçanti do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi nga ana e të rinjve të cilët e shohin fushën e hoteleri turizmit si profesionin e tyre të ardhshëm.