Dr. Neritan Alibali, Fakulteti i Drejtësisë, Kolegji Universitar Qiriazi.

Programi i studimit në Drejtësi

Ka si detyrë kryesore nxitjen, bashkërendimin dhe administrimin e veprimtarisë mësimore, veprimtarisë kërkimore, duke shfrytëzuar burimet njerëzore, materialedhe financiare në dispozicion si dhe duke u mbështetur në liritë akademike dhe potencialet intelektuale e shkencore të personelit akademik.

Qёllimi i Programit tё Studimit

– Qёllimi i programit të studimit te integruar 5-vjecar ne drejtësi(PI në Drejtësi) ёshtё pajisja e studentëve me njohuri teorike dhe praktike në lidhje me fushat e studimeve të ofruara nga Fakulteti i Drejtësisë, procesit të kryerjes së praktikës profesionale si dhe realizimit të punës kërkimore-shkencore në to. Njohuritë qё ofrohen nga ky program dhe aftësimi i studentëve nëpërmjet tyre, krijojnë bazën për një karrierë të suksesshme, aftësi konkuruese në tregun e punës, por shërbejnë edhe si një urë duke mundësuar hulumtimin shkencor dhe vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë. Programi e studimit të Ciklit të Dytë, ”Master i Shkencave” vlerësohet në total me 300 ECTS, të shtrirë në pesë vite të plota akademike.

Në përfundim të programit të studimit të Ciklit të Dytë lëshohet diploma, ”Master i Shkencave” në “Drejtësi”.

Në përfundim të programit mësimor studenti aftësohet të:

  •  Zotërojë njohuri të thelluara në legjislacionin vendas dhe të huaj dhe mund t’i vendosë në aplikim duke mbrojtur interesat e institucionit ku ai punon;
  • Përvetësojë një qasje ndërdisiplinore mbi lëndët dhe drejtimet e ndryshme të së drejtës, duke qenë i përgatitur të vazhdojë studime të mëtejshme, të thelluara dhe të specializuara në drejtësi.

Mundësi punësimi

  • Jurist dhe profesionist në fushën e së drejtës;
  • Jurist në administratën shtetërore qendrore dhe vendore;
  • Jurist në kompanitë dhe bizneset vendase ose të huaja;
  • Ndërmjetës & përmbarues publik ose privat;
  • Oficer i policisë gjyqësore; jurist në autoritetet ligjzbatuese;
  • Këshilltar ligjor në institucione publike dhe jopublike;
  •  Mundësohet vijimi i studimeve doktorale, shkollës së avokatisë, shkollës së magjistraturës pas kalimit me sukses të provimit të shtetit.