Fjala e Presidentit

Gjokë Uldedaj

President Kolegji Universitar Qiriazi

Mirë se erdhët në Kolegjin Universitar Qiriazi, një institucion privat , në shtëpinë e dijes së studentëve nga të gjitha anët e Shqipërisë, me një profesorat dhe staf të perkushtuar që punojnë në dobi të edukimit akademik dhe kërkimit shkencor.

 

Unë po ashtu besoj se Kolegji Universitar Qiriazi mund të bëhet një ndër disa institucionet private në Shqipëri me një ndikim potencial në jetën e vendet tone, studentëve dhe familjeve të tyre. Si President, përparësia ime është të shpie përpara interesat e Kolegjit Universitar Qiriazi dhe ta bëjë atë një institucion të rëndësishëm dhe udhëheqës të arsimit të lartë në Shqipëri. Në ndjekje të këtij qëllimi, unë shpresoj të punoj me të gjithë njerëzit që ndajnë të njëjtin qëllim: studentët dhe profesoratin e Kolegjit Universitar Qiriazi, kompanitë e biznesit dhe udhëheqësit të cilët punësojnë të diplomuarit tanë dhe ndihmojnë të sjellim risitë tona në treg, institucionet publike dhe agjencitë, partneriteti i të cilëve na ndihmon të udhëheqim rrugën në sigurimin e një arsimi cilësor, dhe miqtë tanë mbështetja dhe bujaria e të cilëve kontribuon në institucionin tonë.

 

 

Gjokë Uldedaj