Hoteleri Turizëm

Hoteleri Turizëm

Qëllimi i programit dhe aftësitë që fitohen në përfundim të programit të studimit

Qëllimi i programit profesional “Hoteleri-Turizëm” është të përgatisë profesionistë për sektorin e hoteleri – turizmit, për t’i shërbyer nevojave të industrisë së turizmit, ku kërkesa për staf të kualifikuar është në rritje. Zhvillimi i aftësive praktike të mësuara në auditor, mundësohet në biznese hoteliere më në zë të vendit duke u ofruar studentëve mundësinë e trajnimit në vendin e punës dhe të punësimit.

Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët në fund të ciklit të studimit:

  • Të kenë njohuritë e nevojshme dhe aftësi praktike në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
  • Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish në menaxhimin e strukturave akomoduese hoteliere, në menaxhimin e eventeve, në shërbimin e pijeve, etj.
  • Të kenë njohuri bazë në industrinë e turizmit.
  • Të pajisen me njohuritë, aftësitë dhe teknikat bazë të promovimit të turizmit kulturor; ekoturizmit, zhvillimit të guidave turistike, etj.
  • Të demonstrojnë një komunikim profesional dhe efektiv, aftësi bashkëpunuese dhe udhëheqëse në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të grupit në të cilin do të jenë të angazhuar.

 

Kriteret e pranimit dhe forma e studimit

 

Mundësitë e punësimit

  • Në industritë e akomodimit; në hotele, resorte, krochera, etj.
  • Në agjencitë e marketingut dhe menaxhimit të eventeve, shërbimit të pijeve, etj.
  • Në agjenci udhëtimesh.
  • Në agjencitë kulturore.
  • Në agjencitë turistike.
  • Në promovim monumentesh.
  • Në zhvillim guidash turistike.
  • Në promovimin e turizmit kulturor.
  • Në qendra kongresesh dhe konferencash.
  • Në qendra informacioni turistik.
  • Në promovimin e trashëgimive natyrore dhe ekoturizmit, etj.

 

Mundësi për studime të mëtejshme

Transferimi i krediteve të marra në këtë program studimi në një program tjetër të të njëjtit nivel, në këtë institucion ose institucione të tjera, duke u dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

kliko këtu për të parë kurrikulën e studimit

Apliko Tani

Emri I dokumentit