Kabineti i Hoteleri -Turizmit “Kristo Dako”

Për përfundimin me sukses të programit Hoteleri-Turizëm studentët paisen me kompetenca profesionale duke përdorur metoda të tilla të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të studentëve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj punës dhe shoqërisë në përgjithësi.
Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën profesionale, është kombinimi i njohurive të fituara në auditor me praktikën mësimore të realizuar në Kabinetin e
Hoteleri-Turizmit dhe praktikën reale pranë bizneseve/hoteleve prestigjioze duke nxitur maksimalisht të nxënit aktiv të studentëve me kompetenca të punës, të plota dhe të qendrueshme.
Organizimit të mësimit (teorik-praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për zgjidhjen e situatave që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale në veçanti dhe jetën e profesionistit të ardhshëm është përshtatur Kabineti i Hoteleri-Turizmit “Kristo Dako”.

Kabineti i Hoteleri -Turizmit është strukturuar bazuar në gjithë sektorët që përmbajnë një strukturë hoteliere duke filluar nga sektori i Recepsionit (Front Office & Back Office), sektori i Bar- Restorantit, Housekeeping dhe salla për seminare e takime punë të ndryshme.
Sektori laboratorik i Recepsionit (Front Office & Back Office), i´u mundëson studentëve:

  • Mikpritjen e klientëve në strukturë akomoduese, regjistrimin dhe ç’regjistrimin e tyre (Check In & Check Out) si dhe ofrimin e asistencës për klientët gjatë qëndrimit të tyre në hotel.
  • Gjithashtu Sektori laboratorik i Shërbimit në Bar dhe Restorant i´u mundëson studentëve:
  • Shërbime të ushqimeve dhe pije klientëve, për evente të ndryshme, pritje dhe bankete.

Praktikat mësimore të kryera në Kabinetin e Hoteleri -Turizmit përgjatë viteve akademike të këtij programi studimi ilustrohen si vijon me fotografi të kryera gjatë orëve mësimore në laborator.