Kolegji Universitar”Qiriazi” kryen veprimtari kërkimore-shkencore të zbatuara, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese. Ato synojne të garantojne integrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në atë të mësimdhenies.

Veprimtaria kërkimore-shkencore në këtë institucion, synon edhe që të mbështesë zhvillimin e vendit edhe përmes rritjes së cilësisë së përgatitjes së specialistëve në fushat ku ofrohen programe studimi.

Nëpërmjet veprimtarisë kërkimore-shkencore,  personeli  akademik  dhe  studentet fitojne  aftësi  për  kërkime  të pavarura  në funksion  të zhvillimit  të qëndrueshem profesional dhe të karrierës akademike.

Veprimtaria kërkimore-shkencore e krijuese organizohet dhe zhvillohet në bazë të planeve që hartohen nga struktura të Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe ndiqen nga raporte e analiza që kryhen në departamente e deri në Senatin Akademik.

Struktura e kërkimit shkencor në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, është e ndërtuar në njësitë bazë, në departamente dhe në qëndra kërkimore-shkencore.

Veprimtaritë e kërkimit shkencor realizohen mbi bazën e programeve dhe projekteve bashkepunim me institucione të tjera publike ose private, brenda dhe jashtë vendit të miratuara nga Senati Akademik. Keto programe e projekte hartohen nga struktura brënda institucionit, por mund të hartohen edhe nga Kolegji Universitar “Qiriazi”.