Fondi i Kërkimit Shkencor

Për vitin fiskal 2021 buxheti i parashikuar për kërkimin shkencor është në masën 450 000 shifër që përbën 2.5 % të totalit të buxhetit. Gjithashtu janë miratuar me propozim të Senatit Akademik dhe miratim të Bordit të Administrimit masa 1.3 % për pjesëmarrje në projekte kërkimore – shkencore. Kjo shumë në % e miratuar rrit përqindjen e shpenzimeve për kërkim shkencor në total, në masën 2.5 %.

Përllogaritja për kërkimin shkencor bëhet në bazë të numrit të studentëve që frekuentojnë gjatë vitit akademik.

Mënyra e përdorimit të fondeve

Në buxhetin afat-mesëm dhe atë të vitit fiskal, parashikohet edhe mënyra e përdorimit të fondeve. Ndahen në tre kategori të mëdha si:

1. Shpenzime për mësimdhënie dhe shkencë.

2. Shpenzime të administrimit institucional.

3. Shpenzime të përgjithshme operative.

Ndarja dhe mënyra e përdorimit të fondeve bëhet për çdo njësi bazë, lidhur me kërkesat e shprehura prej tyre, duke marrë në konsideratë fondin e pagave, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, për veprimtari shkencore dhe fondin e ekselencës. Shpërndarja bëhet në mënyrë të drejtë, në varësi të numrit të studentëve, stafit akademik dhe administrative të punësuar për çdo njësi.

Zëri më i rëndësishëm është ai i shpenzimeve për mësimdhënie dhe shkencë, e cila nga një përllogaritje zë mesatarisht rreth 80 % të përdorimit të fondeve. Ndërkohë kategoritë e tjera të mëdha, të cilat janë shpenzime të administrimit të përgjithshëm institucional dhe shpenzime të përgjithshme operative zënë përkatësisht 9 % dhe 11% të fondeve.

Më poshtë gjeni edhe një përmbledhje të shpenzimeve për mësimdhënie dhe shkencë

Shpenzime, mësimdhënie dhe shkencë

1. Fondi i pagave

a. Për paga-bazë

b. Për orët e mësimit

c. Për kontribute sigurime shoqërore dhe shëndetësore

2. Honorar për mësimdhënie

3. Për veprimtari shkencore