KLINIKA LIGJORE “QIRIAZI”

Fakulteti i Drejtësisë është një ndër njësitë kryesore të Kolegjit Universitar ‘’Qiriazi’’, që zhvillon veprimtarinë mësimore e akademike, bazuar në Ligjin për Arsimin e lartë në R. Shqipërisë, aktet e brëndëshme dhe objektivat e përcaktuara nga Kolegji Universitar “Qiriazi”. Misioni i tij gjatë zhvillimit të programeve mësimore të miratuara, konsiston në:

  • Transmetimin e dijeve dhe njohurive të nivelit të lartë universitar tek studentet për ti përgatitur ata si Juristë (specialistë të lartë) në fushën e të Drejtës në përgjithësi e veçanti të Drejtës së Biznesit;
  • Kualifikimin profesional pasuniversitar; trajnimin e specializimin afatshkurtër të Juristeve në fushat respektive, për të ushtruar përgjegjësitë dhe kopetencat; si dhe zhvilluar dijet e aftësitë studimore e kërkimore;
  • Aftësimin metodologjik të studentëve në fushën e studimeve e kërkimeve dhe nxitjen e tyre për të punuar në grup e anagazhuar në zhvillimin e programeve e projekteve të përbashkëta, duke bashkëpunuar me sipermarjen e lirë dhe institucionet homologe brënda e jashtë vë

Me qëllim që:

  • tëpërmbushetmisioni i ngarkuar dhe objektivat e përcaktuara në programet mësimore,
  • të ritet niveli dhe cilësia e mësimdhënjes nga stafi akademik dhe mësimnxënjes prej studentëve, brënda dhe jashtë proçesit mësimor,
  • tëaftësohen studentët për ushtrimin e detyrave e kopetencave të Juristit, duke u ushtruar në kryerjen e detyrave e roleve të ndryshme, të ngjashme me detyrat e të nesërmes;

Krijohet dhe organizohetKlinika Ligjore,e cilado të jetë nëshërbim të studentëve dhe qytetarëve;

Në fillim për tu përdorur për zhvillimin e mësimeve me karakter praktik dhe veprimtarive të tjera plotësuese; me qëllim që ti shërbejë formimit e aftësimit të Juristëve në kryerjen e detyrave;(seminare e diskutime në grupe; praktika mësimore sipas temave të ndryshme tëprogrameve lëndore, simulime nëzbatim të proçedurës civile, administrative e penale etj);

Më pas në një fazë të dytë, pas plotësimit tëinfrastrukturës së nevojshme, do të shërbejë edhe si klinikë për të afruar konsulencë dhe ndihmë juridike për Qytetarët e personat në nevoje dhe Sipërmarjen private.

 

Objekti i Veprimtarisë së Klinikës ligjore, do të jenë:

  • Administrimi i legjislacionit në përgjithësi e veçanti atij proçedurial në fushën administrative, civile, biznesit, tregtare, etj dhe shpërndarja e tij tek studentet për ta njohur e ndjekur sipas dinamikës së zhvullimit,
  • Administrimi i modelarëve të akteve administrative e atyre proçeduriale që përdoren në praktikën e punës të administratës dhe atë të Juristëve në fushën administrative, civile e proçeduriale,
  • Administrimi i akteve e dokumentave model për hapjen dhe zhvillimin e një veprimtarie private (biznesi) në përshtatje me llojin, nivelin, përmasat dhe veçoritë qe ka,
  • Vendosja dhe mbajtjae lidhjeve të vazhdueshme me Institucionet dhe strukturat shtetërore që administrojnë të dhëna e informacion në fushën e jurispudencës e drejtësisë; si dhe me studio e studiuestë ndryshem brënda e jashtë vëndit,
  • Administrimi i botimeve me interes në fushen e jurispudencës, veçanarisht atyre që kanë të bëjnë me procedurat dhe praktikat për mbrojtjen e të drejtave të biznesit dhe qytetarëve në konfliktet civile, administrative e penale.
  • Studimi i gjëndjes të shërbimeve publike dhe veçorive përkatëse në nivelin e organeve të pushtetit qëndror dhe atij vendor, duke bashkëpunuar me organe të tjera që kane për objekt pune këtë veprimtari si dhe studio e OJF të ndryshme.
  • Studimi i gjëndjes të veprimtarisë sëshërbimeve juridike që u afrohen qytetarëve (Noteri, Ndërmjetësim, Avokati, Përmbarim, Shërbimi i provës), si dhe pushtetit gjyqësor për dhënjen e drejtësisë në fushën civile, administrative e penale, duke bashkëpunuar me organet shtetërore përkatëse dhe studio private sipas natyrës së shërbimit.
  • Plotësimi, zhvillimi dhe administrimi i kontratave të ndryshme model sipas llojit dhe shërbimit, (e shitjes, dhurimit, qirasë, huapërdorjes, depozitës, sipërmarjes,, sigurimit, trasportit, porosisë, etj).
  • Përgatitja, administrimi i metodikave të kompletuara me dokumentacionin e nevojshëm, për:a) fushën e Biznesit, sipas llojit e natyrës, (Studimi i tregut, hartimi i dokumentacionit përkatës, liçensimi e regjistrimi i aktivitetit, dhe gjithë praktika e nevojshme administrative)
  • b) fushën administrative, sipas konfliktit me administratën shteterore, (hartimi i padisë dhe plotësimi i dokumentacionit për në gjykatën administrative sipas objektit që kërkohet)
  • c) fushën civile, për probleme të pronësisë që i kërkohet gjykatës civilë të shkallës së parë, duke plotësuar dokumentacion tip dhe provat përkatëse që duhen,
  • d) në fushën penale, për të denoncuar ose mbrojtur nga akuza që bëhet për një çështje që ka lidhje me veprat penale nëfushën ekonomike-financiare si veprat nëshoqërië tregtare, në dogana, tatim – taksa, fallsifikime etj.
  • Organizimi i simulimeve në fushën civile, administrative dhe penale mbi bazen e skenarëve të parapërgatitur për çështje konkrete, duke u përqëndruar tekndermjetësimet në fushën tregtare, biznesit, konsumatorit etj dhe mbajtur në vëmëndje vendimet unifikuara tëGjykatës tone dhe atyre ndërkombëtare.
  • Botimi i kumtesave, referateve, artikujve, detyrave e praktikave më të mira të studentëve, si dhe librave qe kanë lidhje me objektin e veprimtarisë së Klinikës ligjore e janë me interes për studentët e stafin akademik.