Programi i Studimit Master Shkencor në “Financë”

Programi i studimi ofron nivelin profesional “VII” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe është orientuar kryesisht, nga aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës për këtë profesion.
Për realizimin e këtij programi studimi ne ofrojmë një staf akademik cilësor, infrastrukturë bashkohore, bazë didaktike dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera vendase dhe të huaja, shoqëruar këto edhe me mbështetjen financiare të nevojshme, si garancia më e mirë që pas diplomimit studentët që ndjekin këtë program studimi të kenë një punësim të shpejtë, të sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.
Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si profesionistë në:

  • Asistentë pedagogë në IAL vendase dhe të huaja.
  • Kërkues shkencorë në institucione publike, private dhe OJF vendase dhe të huaja
  • Drejtues financiarë të agjencive dhe enteve publike të tilla si INSTAT, etj.
  • Drejtues financiarë të agjencive dhe enteve private dhe OJF-ve që merren me kërkimin shkencor në fushën e ekonomisë, administrimit, biznesit, etj.
  • Drejtues financiarë të departamenteve të institucioneve publike dhe private që merren me kërkim shkencor në fushën e ekonomisë, administrimit, biznesit, etj.
  • Drejtues financiarë të njësive kërkimore të pavarura
  • Manaxherë finance subjektesh publike dhe private në sektorë të ndryshëm.
  • Manaxherë finance projektesh.
  • Manaxherë finance për operacione financiare dhe biznesi.
  • Manaxherë finance për aspektet e cilësisë.
  • Etj,

Aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privat dhe institucioneve publike, për punësim pas
diplomimit. Kjo për faktin se administrimi në përgjithësi dhe manaxhimi financiar i subjekteve publike, private dhe i OJF-ve në veçanti, gjatë viteve të fundit është bërë pjesë e jetës së përditëshme të shumicës së anëtarëve të shoqërisë shqiptare. Manaxhimi i financave ka marrë një përmasë të zgjeruar në jetën e përditëshme dhe promovimi i kulturës së financave do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi dhe interesi për frekuentimin e programeve të kësaj natyre nga ana e të rinjve të cilët i shikojnë studimet në fushën e financës si profesionin e tyre të ardhshëm.
Gjithashtu, ata që përfundojnë studimet në këtë program studimi, sipas legjislacionit shqiptar dhe të huaj, janë të profilizuar për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në nivel Master ekzekutiv, Studime të thelluara pas universitare dhe Studime në nivel doktorature.