Programi i Studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”

Ky program studimi “Master Profesional” ofron nivelin profesional “VII” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe është orientuar kryesisht, nga aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Për realizimin e këtij programi studimi ne ofrojmë një staf akademik cilësor, infrastrukturë bashkëohore, bazë didaktike dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera, shoqëruar këto me mbështetjen financiare të nevojshme, si garancia më e mirë që pas diplomimit ata që ndjekin këtë program studimi të kenë një punësim të shpejtë, të sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si profesionistë në:

  • Administrim subjektesh publike.
  • Administrim subjektesh private.
  • Administrim OJF-sh.
  • Administrim pronash.
  • Administrim veprimtarish të ndryshme me karakter ekonomik dhe social.
  • Administrim operacionesh ekonomike dhe manaxheriale.
  • Administrim projektesh.
  • Etj,

Aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privatë dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se administrimi në përgjithësi dhe administrimi i subjekteve publike, private dhe i OJF-ve në veçanti, gjatë viteve të fundit është bërë pjesë e jetës së përditëshme të shumicës së anëtarëve të shoqërisë shqiptare. Administrimi ka marrë një përmasë të zgjeruar në jetën e përditëshme dhe promovimi i kulturës së administrimit do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi dhe interesi për frekuentimin e programeve të kësaj natyre nga ana e të rinjve të cilët e shikojnë administrimin si profesionin e tyre të ardhshëm.