Programi i Studimit Master profesional në “Financë”

Ky program studimi ofron nivelin profesional “VII” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe është orientuar kryesisht, nga aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Per realizimin e ketij programi studimi ne ofrojmë një stafi akademik cilësor, infrastrukturë bashkohore, bazë didaktike dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera, shoqëruar këto me mbështetjen financiare të nevojshme, si garancia më e mirë që pas diplomimit ata që ndjekin këtë program studimi të kenë një punësim të shpejtë, të sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si profesionistë në:

  •  Drejtues të njësive të financës në subjekte publike.
  • Drejtues të njësive të financës në subjekte private.
  • Drejtues të njësive të financës në OJF.
  • Manaxherë financiarë
  • Financierë të operacioneve të biznesit.
  • Financierë të projekteve.
  • Analistë financiarë.
  • Etj,

Aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privatë dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se financat në përgjithësi dhe manaxhimi financiar i subjekteve publike, private dhe i OJF-ve në veçanti, gjatë viteve të fundit është bërë pjesë e jetës së përditëshme të shumicës së anëtarëve të shoqërisë shqiptare. Aspektet financiare kanë marrë një përmasë të zgjeruar në jetën e përditëshme dhe promovimi i kulturës së financave do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi dhe interesi për frekuentimin e programeve të kësaj natyre nga ana e të rinjve të cilët e shikojnë studimin në fushën e financës si profesionin e tyre të ardhshëm.