Prof. ASc. Dr. Jordan DACI

Prof. ASc. Dr. Jordan DACI

Dekan i Fakultetit të Drejtesisë

Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Kolegjin  Universitar “Qiriazi”

Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI ka një përvojë të gjatë akademike, kërkimore dhe  shkencore në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete të Tjera publike e private, brenda dhe jasht vendit. Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI ka njohuri të thelluara profesionale dhe akademike në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Fiskale, Procedurë Penale, të Drejtës Ndërkombëtare, demokratizimit, negocimit, njohuri të thelluara analitike, mësimdhënie dhe trajnim, shkrim ligjor dhe shkrim akademik etj. Aftësi dhe njohuri të thelluara në teknologjinë e informacionit dhe në hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme kërkimore dhe të tjera në fushën e drejtësisë dhe fushat e tjera shoqërore. Mbajtës i titullit akademik “Profesor i Asociuar” në Drejtësi, nga Universiteti i Tiranës, i gradës shkencore “Doktor i Shkencave në të Drejtën Publike” nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, i gradës shkencore “Master i Shkencave për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti i Sarajevës, i diplomës me titullin “Jurist” nga programi 4 vjeçar i studimit nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës dhe shumë dëshmive të kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë.

Profesionist dhe studiues në fushën e të drejtës me një përvojë mbi 18 vjet në fushat si: arsimit të lartë, administratës publike, gjyqësor, profesionet e lira, reforma ligjore të fushave të ndryshme, etj. Autor monografish dhe tekstesh universitare, autor i rreth 38 kumtesave dhe 36 punimeve shkencore të botuara në Shqipëri dhe në revista të disa nga universiteteve më të njohura në botë, autor i mbi 140 projektligjeve dhe akteve te tjera të miratuara në Shqipëri dhe Kosovë, autorë dhe bashkautor i disa raporteve ndërkombëtare mbi pushtetin gjyqësor në Shqipëri, drejtësisë penale në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, si dhe Avokat para gjithë niveleve të gjykatave të RSH, përfshi Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe në gjykatat e Arbitrazhit dhe në disa gjykata të huaja.

Në mars 2016 ka fituar titullin Akademik “Profesor i Asociuar” në Drejtësi.