Prof. Bajram Yzeiraj

Prof. Bajram Yzeiraj

Dekan i Fakultetit të Drejtesisë

Tel: (+355) 69-413-4722

Profesor Yzeiraj, ka një eksperiencë të pasur akademike dhe administrative. Arsimi i lartë në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë; eksperienca në drejtimin e strukturave shtetërore dhe ajo në fushën akademike, si dhe  integriteti i lartë  moral e profesional, përbejnë tiparet dalluse të figures dhe personalitetit të tij.

 Në fushën akademike, eksperienca e tij mbi 30 vjeçare përfshin mësimdhënien në arsimin e lartë publik për Policinë dhe disa Institucione private të arsimit të lartë; mbajtjen e një numri pozicionesh akademike e administrative nga pedagog deri në Drejtor i Akademisë së Policisë dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë; botimin e mjaft artikujve shkencorë dhe librave, pjesmarjen në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe angazhimin në median e shkruar.

Në veprimtarinë administrative, profesor Yzeiraj ka mbuluar një sërë funksionesh në Policinë e shtetit dhe Ministrinë e Rendit publik; si drejtues i Policisë në Shkodër e Tiranë, Ministër i Rendit në vitin 1991; Zëvëndësministër i rendit në vitet 1998 – 2001; këshilltar i Ministrit për politikat në fushën e policimit etj. Maturia e tij në drejtimin e strukturave dhe shërbimeve të sigurisë në momente e ngjarje të vështira gjatë tranzicionit, përbën një kontribut të veçantë për shtetin e shoqërinë shqiptare.dhe eksperiencë të pasur për strukturat e policimitDepartamenti i

Profesor Yzeiraj vlerësohet sa në fushën akademike aq dhe atë të veprimtarisë praktike, për demokratizimin e institucioneve ligj-zbatuse dhe forcimin e ligjit. Gjatë karierës së tij profesionale, krahas mbulimit të detyrave shtetërore, ai i ka kontribuar për reformimin dhe zhvillimin e standarteve të legjislacionit, per ta shndruar Policinë në një shërbim Civil; përafrimin e Arsimit policor me atë europerëndimor, për përgatitjen e punonjësve të zbatimit të ligjit e lufës kundër krimit; zhvillimin e teorisë dhe praktikës së Menaxhimit në agjensitë ligjzbatuse, si dhe politikave për luftimin e krimit dhe forcimin e mardhënieve me publikun.

Bazuar në vlerat dhe kontributin e dhënë për forcimin e ligjit e arsimit policor, ai është pranuar antar i Shoqatës ndërkombëtare të shefave të Policisë në Washington (1999) dhe është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e artë të Shqiponjës (viti 2003).