Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli

Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli Dekan i “Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit”.

Prof. Dr. Vejsel Rizvanolli

Dekan i “Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit”.

Ka një përvojë të gjatë akademike, mësimdhënëse dhe veprimtari kërkimore - shkencore në Universitetin e Sporteve, Tiranë. Është autor tekstesh mësimore dhe monografish në fushën e edukimit dhe sporteve. Kordinator dhe drejtues në një sërë projektesh të rëndësishme me financime europiane, me fokus zhvillimin e sporteve në tërësi dhe atyre universitare në veçanti. Për vite me radhë ka qenë Drejtor i ILKF “Vojo Kushi”, dhe në vazhdimësi drejtues kryesor i strukturave të Universitetit të Sportit. Kontribues kryesor në riorganizimin dhe transformimin e ILKF “Vojo Kushi”, për ta kthyer në statusin aktual Universiteti Publik i Sporteve, Tiranë. Në vitet 2008-2014 është zgjedhur Rektor i Universitetit të Sporteve. Në vitet 1994-1996 ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, në pozicionin e Zëvëndës Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, duke dhënë një kontribut të veçantë në hartimin për herë të parë të Ligjit të Sportit, në vitin 1996. Ka një karrierë të shkëlqyer sportive, me angazhime dhe kontribute të spikatura në fushën e sportit si: Sportist i ekipit të Tiranës dhe përfaqësueses shqiptare të volejbollit; President i Federatës Shqiptare të Volejbollit; Anëtar i Këshillit Kombëtar të Sportit; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv Olimpik Shqiptar, si dhe anëtar e kryetar i disa bordeve dhe komisioneve sportive në kuadrin e Komitetit Olimpik Shqiptar. Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin “Profesor Dr”.