PROGRAMET MASTER SHKENCOR – MISIONI

 

 

Misioni i Programeve Master të Kolegjit Universitar Qiriazi është në përputhje me misionin e këtij institucioni dhe udhëhiqet nga angazhimi:

  • për të kontribuar në zhvillimin, akademik, shkencor, dhe profesional cilësor të studentëve në fushat e ekonomisë, drejtësisë, dhe të sportit.
  • për të ofruar programe sa të shumëllojshme aq edhe cilësore në nivelin e pregatitjes shkencore
  • për ti pajisur studentët me aftësi për të menduar në mënyrë kritike, krijuese, dhe shkencore, për konceptuar dhe realizuar analiza dhe projekte shkencore cilësore në funksion të zgjidhjes së problemeve dhe marrjes së vendimeve të informuara mbi dijen shkencore;
  • për tiu dhënë studentëve njohuri që ju mundësojnë atyre të punojnë për sektorin privat apo publik;
  • për të hedhur tek student bazat e shëndosha profesoinale për të avancuar më tej profesionalisht dhe vazhduar studime doktorale në institucione brënda apo jashtë Shqipërisë.
  • për të krijuar kushtet, mbështetur, dhe nxitur realizimin e veprimtarie shkencore origjinale;
  • për të vendosur programet dhe formimin shkencor në lidhje të ngushtë me nevojat e shoqërisë dhe vendit tonë;
  • për ti dhënë sa më shumë haptësirë dhe mundësi arsimimit përgjatë gjithë jetës.

 

Kolegji Universitar Qiriazi e realizon këtë mision permes:

  • profesionalizmit dhe ekspertizës së stafit akademik,
  • burimeve njerëzore dhe ambjenteve që vë në dispozicion të zhvillimit programeve,
  • menaxhimit të mirë të procesit akademik,
  • freskimit të përmbajtjes së programeve master,
  • respektimit të standarteve të larta profesionale,
  • pajisjes së studentëve me veglat dhe njohuritë e domosdoshme shkencore,
  • nxitjes dhe angazhimit të studentëve në konceptimin dhe zhvillimin e punimeve shkencore
  • mbështetjen dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete dhe veprimtari shkencore