NJOFTIM

PËR VENDE VAKANTE PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK

 

Kolegji Universitar “Qiriazi” me fillimin e vitit të ri akademik 2019-2020 si dhe në përmbushje të misionit të saj mësimor dhe kërkimor shpall vende vakante, për punësim në pozicionin Lektor dhe As/Lektor me kohë të plotë/ose me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë në Fushat: Mikro – Makro Ekonomi; Financë & Kontabilitet; Menaxhim; Marketing; Hoteleri & Turizëm; Informatik Ekonomike; E Drejte Civile & Tregtare; E Drejt Penale dhe Kriminologji; Anglisht; Gjermanisht.

 

Kriteret e përgjithshme për Lektor janë:

  1. Të zotërojë gradën “Doktor” në fushat e kërkuara;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Të ketë aftësi komunikimi;
  5. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim:  Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit dhe ato me kontribute  institucionale dhe profesionale.

 

Kriteret e përgjithshme për As/ Lektor janë:

  1. Të zotërojë gradën “MSC” në fushat e kërkuara/ose të jetë në proces të mbrojtjes së doktoraturës;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se një vit;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Të ketë aftësi komunikimi;
  5. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim:   Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit dhe ato me kontribute  institucionale dhe profesionale. 

 –

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës (Bachelor, Master, PhD);
  3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit;
  5. Dëshmi e gjuhës së huaj;
  6. Dëshmi e penalitetit;
  7. Listë botimesh/veprimtarish, kërkimesh dhe projektesh;
  8. Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë.

Shënim:  Në rast studimesh jashtë vendit kërkohet dhe dëshmia e  njëhësimit  nga MASR.

Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë së bashku me formularin e aplikimit dërgohet në mënyrë elektronike  pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar “Qiriazi”  e-mailit: [email protected]; [email protected].

V.O:

  • Përveç konkurrimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste përpara një komisioni pranimi I ngritur nga Rektorati dhe Bordi I Administrimit.
  • Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes.

 

Deadline: 30.06.2019

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të shkarkuar formularin e aplikimit.

Formular Aplikimi per Staf Akademik 2019 -2020

 


 

Mundësi Punësimi Part Time, 15 pozicione vakante për studentët e Universitetit Qiriazi.
– Konsulent Marketingu
– Promocion
– Menaxher Zyre
Kompania Green Life perfaqësuese e kompanisë Amerikane Carico International, lider botëror, themeluar ne vitin 1967 tashme në mbi 30 shtete të ndryshme vjen edhe në Shqiperi me të njëjtën moto “TË NDIHMOJMË NJEREZIT PËR NJË JETË TË GJATË DHE TË SHËNDETSHME” dhe në kuader të zgjedimit të stafit ofrojnë pozicione te ndryshme pune per studentët e Universitetit Qiriazi. Të gjithë studentët e interesuar trajnimet ofrohen falas si dhe pagesa shume te mira mujore si page baze edhe bonuse.

Per aplikime email : [email protected]  tel : +355 69 708 7458

Afati i fundit i aplikimeve eshte data 12/04/2019

 


 

Kolegji Universitar ‘’Qiriazi’’, bazuar në ligjin nr.80/2015 datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; Statutin dhe Rregulloren e brëndëshme, kërkon të punësojë staf akademik me kohë të plotë në Departamentin “E Drejtë Civile e Tregtare”.
Kriteret që duhet të plotesojnë kandidatët janë:

  •  Të ketë gradën shkencore ‘‘Doktor i Shkenceve‘‘ në fushën e të Drejtës Civile dhe Tregtare
  • Të ketë mbi pesë vite eksperiencë pune në mësimdhënie në Institucionet e arsimit të lartë brënda ose jashtë vëndit,
  •  Të përmbushin kriteret e tjera të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore,
  •  Të ketë diplomat, çertifikatat, CV dhe dokumentat shtesë që promovojnë plotësimin e kritereve e standarteve të kërkuara,

Dokumentacioni duhet të dërgohet  në adresën: [email protected]