NJOFTIM

PËR VENDE VAKANTE PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK

Kolegji Universitar “Qiriazi” me fillimin e vitit të ri akademik 2020-2021 si dhe në përmbushje të misionit të tij mësimor dhe kërkimor shpall vende vakante, për punësim në pozicionin Lektor dhe As/Lektor me kohë të plotë/ose me kohë të pjesëshme në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Profesional të Lartë.

Kriteret e përgjithshme për Lektor për Fakultetin e Drejtësisë janë:
1. Të ketë titullin Prof.Dr./Prof. As. Dr. me Profil Penal ose Civil.
2. Të ketë gradën “Doktor”në fushat Civile ose Penale;
3. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
4. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
5. Të ketë aftësi menaxheriale;
6. Të ketë aftësi komunikimi;
7. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;
Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit.

Kriteret e përgjithshme për Lektor e As/ Lektor në Kolegjin Profesional të Lartë:
1. Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Informatikës
2. Të ketë gradën “MSC”në fushën e informatikës;
3. Të ketë gradën “MSC”në fushën e Hoteleri – Turizmit;
4. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se një vit;
5. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
6. Të ketë aftësi menaxheriale;
7. Të ketë aftësi komunikimi;
8. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;
Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
1. Formulari i aplikimit i plotësuar sipas rubrikave të tij
2. Tre rekomandime nga pedagogë apo udhëheqës shkencorë të aplikantit dhe të paktën një
nga tre rekomandimet të jetë nga punëdhënësi/ drejtuesi i fundit (nëse ka një të tillë)
3. Fotokopje e diplomës universitare (Bachelor, Master, PhD);

4. Fotokopje të certificatës së notave;
5. Fotokopje të dëshmive të kualifikimit të ndryshme;
6. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista ndërkombëtare
profesionale/shkencore dhe/ose punime të tjera;
7. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
8. Curriculum Vitae;
9. Dëshmi e gjuhës së huaj;
10. Listë botimesh/projektesh;
11. Librezë pune ose document që vërteton përvojën në punë, nëse ka.
12. Dëshmi penaliteti që nuk është në proces gjyqësor
13. Vendim gjykate që nuk keni qenë i dënuar

Shënim:Në rast studimesh jashtë vendit kërkohet dhe dëshmi njehsimi nga MAS.

Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë së bashku me formularin e aplikimit dërgohet në rrugë postare ose në mënyrë elektronike pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar “Qiriazi” në adresën e e-mailit:[email protected]

Përveç konkurimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste.
Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes.

Afati i dorëzimit të dokumenteve: 20.10.2020.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të shkarkuar formularin e aplikimit.

Formular aplikimi per staf akademik.