Rektori

Rektori

Prof. Dr. Maksim Meço

 

Prof. Dr. Maksim Meço është një personalitet i spikatur në fushën Drejtimit të Fermave dhe Drejtimi të Rriskut të Biznesit. Ka një pervojë të gjatë akademike, mësimëdhënie dhe në veprimtarinë kërkimore e shkencore, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT dhe në disa Universitete të tjera publike e private, brenda dhe jashtë vendit.

Prof. Dr. Maksim Meço është autor tekstesh Universitare dhe Monografish në fushën e Menaxhimit dhe Drejtimit të Rriskut, kryesisht në bujqësi dhe agrobiznes. Ka botuar tekstet Universitare si: “Drejtimi i Rriskut të Biznesit”, “Drejtimi i Fermave”, “Drejtimi i Biznesit Bujqësor” Etj. Ka një veprimtari të pasur kërkimore e shkencore, ka botuar rreth 24 artikuj shkencor si dhe ka mbajtur mbi 28 referime shkencore në konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Ka kryer disa specializime dhe trainime me afate të shkurtëra dhe të mesme në disa Universitete Prendimore dhe në SHBA. Ai gjitha shtu, ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm projektesh të rëndësishme si drejtues, kordinator dhe partner.

Prof. Dr. Maksim Meço, vazhdimisht është zgjedhur në nivele të larta drejtuese të Universitetit, si anëtar i Këshillit të Fakultetit, anëtar Senati, Kancelar, Zv.Dekan dhe Dekan i Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit në vitet 2016-2020. Ka qenë pjestar aktiv i grupeve të punës, me një rol të rëndësishëm në hartimin e programeve dhe kurikulave aktuale te Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në UBT, si dhe në organizimin dhe ristrukturimin e këtij Fakulteti sipas Ligjit të arsimit të Lartë për tre ciklet e studimit.

Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin “Profesor”.