Prof. Dr. Bashkim Milo Drejtues i Departamentit “Edukim Fizik dhe Sporte”

Është me një eksperiencë të gjatë akademike dhe mësimdhënëse në fushën e shkencave të sportit, ka një karrierë të shkëlqyer si sportistë i ekipit kombëtar dhe si trainer i sukseshëm i disa ekipeve kombëtare të basketbollit. Në Universitetin e Sporteve, ai ka qenë Drejtues Departamenti, Drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore të Sportit”, Anëtar Senati, Anëtar i Këshillit Shkencor, si dhe ka mbajtur disa funksione të tjera drejtuese. Për disa vite ka qenë edhe Drejtor i Drejtorisë Teknike në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Prof. Dr. Bashkim Milo, për shumë vite ka drejtuar disa ekipe kombëtare të moshave dhe ekipin kombëtar të basketbollit femra, duke u nderuar si individ dhe si ekip me urdhëra dhe medalje të klasit të parë. Ai është i dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen e lartë “Mjeshtër i Madh”. Gjatë karrierës së Tij si trainer ka nxjerrë sportistë të niveleve të larta kombëtare dhe europiane. Gjithashtu ai ka drejtuar me kompetencë dhe aftësi të larta profesionale edhe Federatën e Basketbollit në fillim, si Sekretar dhe më vonë si President i kësaj Federate.
Prof. Dr. Bashkim Milo, ka botuar disa tekste dhe monografi për studentët e Universitetit të Sporteve, por edhe për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, kryesisht për basketbollin, por edhe në fusha të tjera të shkencave të lëvizjes, rehabilitimit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka kryer disa specializime dhe trainime cilësore në disa Universitete të rajonit dhe Europiane. Ka marrë pjesë në shumë projekte në kuadrin e programeve për arsimin e lartë, si drejtues dhe me grup pune. Është njohës i mirë i gjuhëve të huaja prëndimore. Prof. Dr. Bashkim Milo, ka patur një angazhim të plotë dhe me një rol kryesor në hartimin e programeve dhe kurikulave të Universitetit të Sporteve, Tiranë, si dhe ka qenë pjesë e grupit të punës për organizimin dhe ristrukturimin e Universitetit të Sporteve, Tiranë, referuar Ligjit të ri të Arsimit të Lartë.

Mban Gradën Shkencore “Doktor” dhe Titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Dr. Ylli Zhurda Drejtues Departamenti i “Edukimit, Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv”

Është një personalitet i fushës së Psikologjisë dhe Pedagogjisë së Sportit dhe ka një karrierë të shquar në fushën akademike, në mësimdhënie dhe në kërkime shkencore me një veprimtari të pasur botuese, për sportistët dhe studentët e tre cikleve të studimit. Ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve, për shkencat e natyrës dhe psikologji, duke e ndihmuar të thellohet edhe më shumë, për rezultate cilësore në fushën e Shkencave Sportive dhe Edukimit Profesional. Vazhdimisht është zgjedhur në nivelet drejtuese të Universitetit, si drejtues i njësisë bazë “Departamenti i Shkencave të Edukimit Profesional”, si Anëtar Senati, si Anëtar i Këshillit Shkencor, si dhe në nivele të larta drejtuese si Zevëndës Rektor i Universitetit të Sporteve,
Tiranë. Prof. Dr. Ylli Zhurda, është autor dhe bashkëautor i një veprimtarie të pasur krijuese e botuese në fushën e Psikologjisë dhe Pedagogjisë së Sportit, por edhe në fusha të tjera të shkencave të lëvizjes, rehabilitimit dhe rekreacionit sportiv. Krahas formimit të plotë bazë, ka kryer disa specializime dhe trainime me afate të shkurtëra dhe të mesme në disa Universitete Prendimore. Ai gjithshtu, ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm projektesh të rëndësishme me faktor impakti si drejtues, koordinator dhe partner. Prof. Dr. Ylli Zhurda, ka qenë pjestar aktiv i grupeve të punës, me një rol të rëndësishëm në hartimin e programeve dhe kurikulave aktuale të Universitetit të Sporteve, si dhe në organizimin dhe ristrukturimin e Universitrtit të Sporteve sipas Ligjit të arsimit të Lartë për tre ciklet e studimit.

Mban Gradën Shkencore “Doktor” dhe që nga viti 2012 mban Titullin “Profesor Doktor”.

 

 

Prof.As. Dr. Kujtim Haxholli Drejtues i Qendrës Kërkimore – Shkencore Fakulteti i Edukimit Shkencave Sociale dhe Sportit

Me një përvojë të shkëlqyer në mësimdhënie dhe në veprimtari kërkimore e shkencore. Që në rininë e hershme ka marrë një formim të plotë professional e shkencor në fushën e sporteve.
Ka mbaruar shkollën e mesme të mjeshtrisë sportive në Tiranë dhe Universitetin e Sporteve në Pekin.
Prof.As.Dr. Kujtim Haxholli, ka punuar shumë vite si mësues i edukimit fizik në “Shkollën e Mjeshtrisë Sportive”, Durrës. Gjithashtu për një kohë shumë të gjatë, edhe si pedagog dhe
Përgjegjës i Katedres së “Gjimnastikës”, pranë “Institutit të Lartë të Kulturës Fizike”. Së fundi si pedagog dhe Drejtues Departamenti në “Universitetin e Sporteve”, Tiranë. Ai është autor tekstesh mësimore dhe monografish në fushën e “Edukimit Fizik dhe Sporteve” dhe pjesmarrës në një sërë projektesh të rëndësishme me fokus kryesor zhvillimin e sporteve në
Shqipëri.Përvec përvojës akademike në mësimdhënie dhe në drejtim të njësive bazë të Arsimit të Lartë, ai ka spikatur edhe si sportist elitar, kampjon e rekordmen i padiskutueshëm në
Gjimnastik. Këto cilësi të larta si sportist i ka transmetuar edhe si trainer i ekipeve kombëtare pranë Federatës së Gjimnastikës, duke rritur dhe edukuar breza të tërë sportistësh të talentuar.
Për vite me radhë ka drejtuar me profesionalizëm dhe me rezultate të larta, Federatën e Gjimnastikës, duke qenë fillimisht Sekretar i kësaj Federate dhe më pas edhe President
Federatës së Gjimnastikës. Profesor Haxholli, është nga të parët që ka hapur studio private të trajtimit shëndetësor, duke punuar privatisht edhe si trainer personal dhe tarapist pranë Ambasadave në, Tiranë.

Mban gradën shkencore “Doktor” dhe titullin “Profesor i Asociuar”.