Prof. Dr. Gjokë Uldedaj

Mirë se erdhët në Kolegjin Universitar Qiriazi, një institucion privat , ne shtepin e dijes se studenteve  nga të gjitha anët e Shqipërisë, me nje  profesorat dhe staf të perkushtuar që punojnë ne dobi te  edukimit akademik dhe kërkimit shkencor.

Unë mora detyrën si presidenti i tretë i Kolegjit Universitar Qiriazi më 2016 dhe ndjehem i nderuar dhe i përulur për ti shërbyer dijes dhe arsimit si president i këtij institucioni. Besoj  se së bashku mund të ringjallim emrin dhe traditën e madhe të Kolegjit Universitar Qiriazi që e ka zanafillën në vitet 1920. Unë po ashtu besoj se Kolegji Universitar Qiriazi mund të bëhet një ndër disa institucionet private në Shqipëri me një ndikim potencial në jetën e vendet tone, studentëve dhe familjeve të tyre.

Si President, përparësia ime është të shpie përpara interesat e Kolegjit Universitar Qiriazi dhe ta bëjë atë një institucion të rëndësishëm dhe udhëheqës të arsimit të lartë në Shqipëri. Në ndjekje të këtij qëllimi, unë shpresoj të punoj me të gjithë njerëzit që ndajnë të njëjtin qëllim: studentët dhe profesoratin e Kolegjit Universitar Qiriazi, kompanitë e biznesit dhe udhëheqësit të cilët punësojnë të diplomuarit tanë dhe ndihmojnë të sjellim risitë tona në treg, institucionet publike dhe agjencitë, partneriteti i të cilëve na ndihmon të udhëheqim rrugën në sigurimin e një arsimi cilësor, dhe miqtë tanë mbështetja dhe bujaria e të cilëve kontribuon në institucionin tonë.

Unë shpresoj që ju ndani të njëjtën ëndërr me mua, për ta bërë Kolegjin Universitar Qiriazi një institucion qe transmeton vlera nga brezi ne brez. Ju lutem më kontaktoni në [email protected] për të ndarë idetë dhe komentet tuaja.

Faleminderit për interesimin tuaj,

Unë pres që të punoj me ju për të ndërtuar një institucion të fortë.

Gjokë Uldedaj

President,

Kolegji Universitar Qiriazi