Drejtori Kolegjit Profesional të Lartë

Prof. Dr. Abdyl SINANI

Pedagog në Lëndët Ushqimi dhe të Ushqyerit, Teknologji e Produkteve të Pjekjes, Teknologji e Ruajtjes dhe Përpunimit të Drithrave.

 

Prof. Dr. Abdyl SINANI

Drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë në Kolegjin Universitar “Qiriazi”

Prof.Dr. Abdyl Sinani është një personalitet i shquar i shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë Ushqimore. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Tiranës për Kimi Industriale. Ka marrë gradën “Kandidat i Shkencave” (Doktor) më 1983, titullin shkencor “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”(Docent) më 1992, titullin “Mjeshtër Kërkimesh” (Profesor i Asociuar) më 1995 dhe titullin “Profesor” më 2004. Është hartues i disa programeve lëndësh, pjesmarrës dhe referues në disa konferenca brënda dhe jashtë vendit, drejtues dhe pjesmarrës në mjaft projekte dhe studime të rëndësishme në fushën e teknologjisë ushqimore.

Prof.Dr. Abdyl Sinani është autor i shumë librave, si “Kimia e teknologjisë ushqimore “Bluarja”, “Merceologjia ushqimore”, “Teknologjia e blojes së drithërave”, “Teknologjia e ruajtjes dhe përpunimit të drithërave” etj. Gjithashtu, autori i shumë monografive dhe artikujve shkencorë, si “Drithi si lëndë e parë për industrinë”, “Çembrionizimi i misrit”, “Bazat teorike të ndërtimit të diagramave të blojës etj. Është bashkëautor i disa studimeve, si “Ligjshmëria dhe kodeksi ushqimor”, “Studimi i cilësisë dhe siguriës së produkteve ushqimore të prodhuara në vend” etj. Ka punuar si specialist, drejtor, zvëndës Ministër në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore dhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Nga viti 1993-1998 Këshilltar i Kryeministrit. Aktualisht vazhdon detyrën si drejtor i përgjithshëm i “Buka” SH.A., Tiranë, anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Kimiko-Teknologjik, anëtar i Kryesisë së Unionit të Dhomave të Industrisë së Shqipërisë dhe pedagog i jashtëm pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe në Maqedoninë e Veriut në Univeristetin e Tetovës.

Që nga viti  2004 mban titullin “Profesor Doktor”.