Prof.Dr Agim Binaj

Agim Binaj ka lindur me 06.10.1949, në Vlorë,është Rektori i tretë I Kolegjit Universitar Qiriazi. Ai është zgjedhur në këtë detyrë në Prill 2018. Përpara zgjedhjes së tij në këtë pozicion, ai ka mbajtur detyrën e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Kolegjin Universitar Qiriazi.

Ka mbaruar arsimin e lartë ushtarak për financë dhe Universitetin e Tiranës për Financë-Kontabilitet.

Gjatë viteve ka marrë pjesë në shumë aktivitetet (kongrese, konferenca, simpoziume etj.) të fushës së kontabilitetit dhe financës brënda e jashtë Shqipërisë. Po ashtu, Brenda dhe jashtë vendit është trajnuar në fushën e kontabilitetit dhe implementimin e standardeve të kontabilitetit si ndërkombëtare (IFRS) dhe ato kombëtare (SKK).

Mban titullin Profesor dhe gradën shkencore Doktor në fushën e financës.

Ka punuar për një kohë të gjatë si specialist finance në hallka të ndryshme të financës në Forcat e Armatosura, deri drejtor i Drejtorisë së Financës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas largimit nga ushtria më 1992, ka zhvilluar një aktivitet të dendur professional, mësimor-pedagogjik e shoqëror në fushën e ekonomisë ne tërësi dhe të financave e kontabilitetit në veçanti.

Prej vitesh drejton një Qendër studimore private të kontabilitetit, me mjaft aktivitet e kontribut, njëherësh edhe qendër për mbajtje kontabiliteti e eksperitize kontabile të firmave shqiptare dhe të huaja dhe organizime kontabiliteti dhe trajnime në fushën e kontabilitetit të informatizuar (ITI); po prej vitesh është tezor (shef i buxhetit) i Shoqatës së Atlantikut, si dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Kontabilistëve të Shqipërisë. Është pedagog efektiv i lëndës së kontabilitetit në Univeristetin Bujqësor të Tiranës dhe pedagog i jashtëm i po kësaj lënde në Universiteti e “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Prej vitit 2009 e në vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit (KKK).

Disa nga librat e botuar:

1.Kontabiliet i informatizuar për shoqëritë tregtare – 2002

2. Kontabiliet i informatizuar për institucionet buxhetore – 2002

3.Buxheti dhe shpenzimet për mbrojtjen (Bashkautor) – 2002

4.Kontabiliteti (Bahkautor) – 2013

5.Sistemet e informacionit kontabël – 2013

6.Biznesi, politika fiskale dhe Shqipëria në tranzicion – 2006.

Agim Binaj ka lindur me 06.10.1949, në Vlorë.