Bordi i Administrimit është organi më i lartë administrativ i Kolegjit Universitar Qiriazi. Ai përbëhet nga pesë anëtarë me mandat pesëvjeçar. Tre anëtarë janë nga bota e biznesit dhe emërohen nga asambleja e ortakëve të shoqërisë themeluese të Kolegjit Universitar Qiriazi.Dy anëtarë janë nga stafi akademik dhe ndihmës-akademik dhe përzgjidhen nga Senati Akademik.

Bordi udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, barazisë së të drejtave të pjesëmarrësve, pavarësisë dhe përgjegjshmërisë në marrjen e vendimeve, drejtësisë dhe paanësisë. Misioni i tij është të mbikqyrë funksionimin administrativ dhe mbarëvajtjen financiare të Kolegjit Universitar Qiriazi si dhe të garantojë përmbushjen e misionit nga institucioni.

Si Qeveria e Kolegjit Universitar Qiriazi, Bordi harton rregulloren e funksionimit të Bordit të Administrimit dhe ia paraqet për miratim Asamblesë së Ortakëve të Shoqërisë Themeluese të Kolegjit, miraton statutin e institucionit, jep mendim për projekt-rregulloren e Kolegjit Universitar Qiriazi, miraton rregulloren financiare, përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që sigurohen nga veprimtaritë e institucionit, mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit, cakton kriteret dhe procedurat e punësimit, emërimit, shkarkimit të administratorëve dhe personelit administrativ, dhe miraton raportin vjetor të Rektoratit.

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Kolegjit Universitar Qiriazi.

NR Titulli Emer Mbiemer
1 MSc. Aleks ULDEDAJ
2 MSc. Përparim MERJEMAJ
3 Dr. Bashkim SYKJA
4 MSc. Enxhi CANKO
5 Z. Roza ULDEDAJ