Pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi” ngrihet Këshilli i Etikës, i cili promovon ose shqyrton  çështje  që  lidhen  me  etikën  në veprimtarinë  e  procesit  mësimor  dhe  atij kërkimor, si edhe në veprimtaritë e tjera institucionale. Ai i raporton drejtpërdrejt rektorit.

Këshilli i Etikës përbëhet nga tre anëtarë, të cilët propozohen nga rektori dhe, miratohen nga Senati Akademik. Njëri prej tyre emërohet kryetar i  Këshillit të Etikës, Anëtarët e këtij Këshilli kanë mandat dy vjeçar, me të drejtë riperzgjedhje nga Senati Akademik.

Anëtarët e Këshillit të Etikës janë përfaqësues nga stafi akademik, student dhe nga organe drejtuese të institucionit.

Këshilli i Etikës shqyrton dhe merr vendime mbi çështje që parashtrohen nga personeli akademik, administrativ si edhe nga studentet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, dhe që lidhen me etikën e personelit akademik, personelit administrativ dhe me studentët.

Të drejtat, detyrat, organizimi dhe funksionimi i këtij këshilli përcaktohen ne Rregulloren e Këshillit të Etikës, e cila miratohet nga Senati Akademik.

Anëtarët e Këshillit të Etikës

NR Titulli Emer Mbiemer
1 Prof.As.Dr. Pashk Lekaj
2 Msc.  Saimira Collaku
3 Studente Tea Cullhaj