Senati   akademik   eshte   organi   kolegjial   me  i  Iarte  drejtues   akademik   i  Kolegjit Universitar   “Qiriazi”,   pergjegjes  per përmbushjen   e misionit  te tij.  Ai perbehet  nga 10 (dhjete)  anetarë.  Sekretari  i  Senatit  akademik  nuk është anëtar  i tij.  Ai përzgjidhet  prej rektorit  nga stafi i punesuar  me kohë të plotë.

 

Nr Titulli/ Grada Emer Mbiemer Pozicioni
1 Prof.Dr. Agim BINAJ Rektor-Kryetar
2 Prof. As. Dr. Gjokë ULDEDAJ President i KUQ
3 Prof.Dr. Halit XHAFA Dekan i FE
4 Prof.Dr. Abdyl SINANI Drejtor i KPL
5 Prof. Dr. Betim ÇIÇO Petagog i jashtem
6 Prof. As. Dr. Jordan DACI Dekan i FD
7 Dr. Abaz LLESHI Përgjegjës dep.
8 Dr. Vejsel RIZVANOLLI Dekan i FESHSS
9 Student Liridon MULA Student

 

Senati akademik dhe funksionet e tij.

  1.  Me perjashtim  te nje anetari  qe perfaqeson   studentet  e Kolegjit  Universitar   “Qiriazi”, anetaret    e  tjere   te   Senatit   Akademik,    zgjidhen   drejtperdrejte    nga   Asamblete    e Personelit  akademik  me kohe te plote te njesive  kryesore,  ne perputhje  me Ligjin  NR.80/2015  dhe sipas procedurave  te percaktuara  ne Rregulloren  e Zgjedhjeve  te Kolegjit Universitar  “Qiriazi”.
  2. Anetaret   e    Senatit   i  perkasin   kategorise   “Profesor”,    ose  kane   graden   “Doktor” (“PhD”),  te fituar  prane  universiteteve   te vendeve  anetare  te OECD-se   ose Bfi-se.  Ne mungese   te  autoriteteve    drejtuese   me  kete   titull   dhe,  per   efekt   te  perfaqesimit, kategoria  e tyre  mund  te zbrese  ne graden  “Doktor”.  Nje  anetar  i Senatit  Akademik perfaqeson  studentet  e Kolegjit  Universitar  “Qiriazi”.
  3.  Senati kryesohet  nga rektori  dhe mblidhet  ne seanca te zakonshme,  si rregull,  nje here ne tre muaj.  Senati  akademik  mund  te mblidhet  ne  seanca jo  te radhes  me thirrje  te rektorit,  sa here paraqitet  e nevojshme  nje gje e tille.
  4. Mandati  i anetarit  te Senatit  eshte kater vjet,  mete  drejte rizgjedhjeje.
  5. Mbledhjet  e Senatit  Akademik,  si rregull,  zhvillohen  me prezencen  e 213 te anetareve dhe   vendimet   merren   me  votimin   me   shurnice   te  thjeshte   te  pjesemarresve    ne mbledhje.   Statuti  i institucionit   dhe  ndryshimet   e tij  miratohen   me  2/3   e votave  te anetareve  te Senatit Akademik.
  6. Senati Akademik  ka keto funksione  kryesore:

a) garanton    autonomine    e  institucionit,    lirine   akademike,   si  dhe   te  drejtat      e studenteve;

b) i  propozon   asamblese   se  ortakeve   te  shoqerise   themeluese   planin   strategjik   te zhvillimit  te institucionit  dhe miraton  programin  vjetor te veprimtarive  te tij;

c) miraton   statutin  e institucionit,   pasi  te jete  marre  miratimi   paraprak   i Bordit  te Administrimit.                          E  dergon   statutin   ne  ministrine   pergjegjese    per   arsimin,    per miratim  perfundimtar;

d) harton   strukturen   e  pergjithshme   te  institucionit,    sipas   kerkesave   te  Ligjit 80/2015    dhe  e miraton   ate,  pasi  te jete  konsultuar   edhe  me  Administratorin    e institucionit    dhe   i  propozon    Bordit   te  Administrimit    numrin   e  personelit    te Kolegjit  Universitar  “Qiriazi”  ne te gjitha nivelet  dhe

e) miraton    rregulloret    e   Kolegjit    Universitar    “Qiriazi”,    rregulloret     e   njesive perberese   te  tij,  rregulloret   e programeve   te  studimit   dhe  akte  te  tjera  qe jane kornpetence  e Senatit Akademik;

f) miraton programet e reja te studimit, te kerkimit shkencor, ndryshimet ne keto

programe si edhe mbylljen e tyre, sipas kerkesave te Ligjit Nr. 80/2015;

g) propozon mbylljen  dhe riorganizimin  e  Kolegjit  Universitar  “Qiriazi”  si  dhe bashkimin me nje institucion tjeter te arsimit te larte, pasi eshte marre mendimi i asamblese se ortakeve te shoqerise themeluese;

h) miraton hapjen,  riorganizimin  ose  mbylljen  e  njesive  te  Kolegjit  Universitar “Qiriazi”,  sipas kerkesave te Ligjit Nr. 80/2015, duke marre vleresimin paraprak te asamblese se ortakeve te shoqerise themeluese;

i) miraton  ndryshimin  e  emrit  ose  stemes  se    Institucioni  njofton Ministrine pergjegjese per arsimin per keto ndryshime;

j) miraton planin vjetor te veprimtarive akademike dhe kerkimore-shkencore;

k) miraton raportin e detajuar vjetor te veprimtarise se institucionit, te hartuar nga rektorati, dhe ia percjelle ministrise pergjegjese per arsimin;

1)     vlereson dhe garanton sigurimin e brendshem te cilesise ne Kolegjin Universitar “Qiriazi”. Anetaret e kesaj njesie miratohen nga Senati Akademik, me propozimin e rektorit;

m) miraton kuotat dhe kriteret e pranimit per programet e studimeve ne Kolegjin Universitar “Qiriazi”;

n) ne fund te cdo viti akademik organizon nje mbledhje te perbashket te Senatit Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet per veprimtarine e mesimdhenies dhe  kerkimit shkencor.

ROLI DHE MISIONI I SENATIT

 Senati Akademik i Universitetit Qiriazi ka për Mision:

  • të garantojë autonominë institucionale të KUQ;
  • të garantojë lirinë akademike të stafit akademik të KUQ;
  • të garantojë të drejtat e studentëve të KUQ;

 Roli i Senatit Akademik në KUQ është: 

të vendosë urë komunikimi:

  • midis strukturave akademike dhe jo-akademike të KUQ
  • midis KUQ dhe Ministrisë së Arsimit

të konsultohet për çështjet dhe iniciativat akademike me:

  • Asamblenë e Ortakëve të Shoqërisë Themeluese të KUQ
  • Bordin e Administrimit të KUQ
  • Administratorin e KUQ

 Senati Akademik i KUQ ka këto Kompetenca:

në raport me STRUKTURAT JO-AKADEMIKE të KUQ Senati akademik propozonë:

  • mbylljen dhe riorganizimin e KUQ;
  • bashkimin e KUQ me një institucion tjetër të arsimit të lartë;
  • planin strategjik të zhvillimit të KUQ;
  • numrin e personelit të KUQ në të gjitha nivelet dhe strukturat;
  • hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të KUQ;

në raport me STRUKTURAT JO-AKADEMIKE të KUQ Senati akademik ka të drejtë  të marrë mendimin dhe miratimin për:

  • statutin e KUQ;
  • organizimin dhe riorganizimin akademik të KUQ;
  • zhvillimin strategjik të KUQ;
  • numrin e personelit të KUQ;
  • strukturën e përgjithshme të KUQ;
  • hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të KUQ;

të organizojë në fund të vitit akademik mbledhje me Bordin e Administrimit për të diskutuar për:

  • mësimdhënien;
  • kërkimin shkencor;
  • situatën financiare;

në raport me STRUKTURAT AKADEMIKE të KUQ të hartojë:

  • strukturën e përgjithshme të KUQ;
  • dokumentat bazë në nivelin e KUQ dhe të njësive përbërëse;
  • planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore;
  •  raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së institucionit;

në raport me STRUKTURAT AKADEMIKE të KUQ të miratojë dokumentat bazë dhe ndryshimet që mund të bëhen:

  •  statutin e KUQ;
  •  rregulloret e KUQ;
  •  rregulloret e njësive përbërëse të KUQ;

politikat dhe ndryshimet që mund të bëhen për:

  • numrin e personelit akademik;
  •  rregulloret e programeve të studimit;
  • programet e reja të studimit
  •  kërkimin shkencor

akte që janë kompetencë e Senatit Akademik dhe ndryshimet e mundshme për:

  •  strukturën e përgjithshme të institucionit;
  •  hapjen, riorganizimin, ose mbylljen e njësive përbërëse të KUQ;
  • programin vjetor të veprimtarive të KUQ;
  •  hapjen, riorganizimin, ose mbylljen e programeve të studimit në KUQ;

raporte, plane, dhe studime për:

  • planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore;
  •  veprimtarinë vjetore të KUQ;
  • kuotat dhe kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve në KUQ;
  • vlerësimin e cilësisë së brëndëshme të KUQ

në raport me MINISTRINË E ARSIMIT të informojë MAS për:

  •  statutin e KUQ;
  • ndryshimet në statutin e KUQ;
  •  ndryshimin e emrit të institucionit
  •  ndryshimin e stemës së institucionit
  •  veprimtarinë vjetore të KUQ

të marrë miratimin përfundimtar nga MAS për:

  •  statutin e KUQ;
  • ndryshimet në statutin e KUQ;
  •  ndryshimin e emrit të institucionit
  •  ndryshimin e stemës së institucionit