Ariola Shehu, studente pranë Universitetit Qiriazi tregon pershtypjet dhe eksperiencën e saj në sistemin bankar.
“ Kam mbaruar Faculty of Integrated Studies with Practice ( Akademia Gjermane e Biznesit ) mësimdhënie nga lektor të huaj dhe me rezultate shumë te mira ndërkohë që gjatë studimeve kam kryer dhe praktike në vende të ndryshme pune përgjithësisht sektori bankar. Pas përfundimit të studimeve kam fillur punë pranë BKT në sektorin e kredive Retail asistent Specialist. Aktualisht jam Specialist Banking Business – Analiste e kredive Retail dhe Korporate, me një eksperience 3 vjecare . Jam në vit të parë Master Shkencor -dega Financë pranë Kolegjit Universitar Qiriazi , një ndër Universitetet me pedagoget më të mirë, me eksperiencë shumë vjecare dhe tepër të kualifikuar , e cila po me ndihmon edhe në procesin e punës .
Për një karriere dhe kualifikim drejt njohurive financiare në nivel më të thelluar këtë ia besova Universitetit Qiriazi, universitet me eksperiencë në sektor financiar e jo vetem si kusht i domosdoshëm për të qene e sukseshme në nivel Master Shkencor duke më mundesuar një karriere drejt nje bote financiare e akadamike. “

Klubi i librit “Qiriazi”

Klubi i Librit “Qiriazi”, ka zhvilluar një cikël intervistash me personazhe publikë të cilët falë pasionit dhe përkushtimit janë kthyer në figura frymëzuese për të rinjtë dhe jo vetëm. Si kanë ndikuar studimet dhe jeta akademike në formimin e tyre dhe asaj çka sot ata kanë arritur? Çfarë mesazhesh dhe këshillash kanë ata për studentët. Cila është rruga e suksesit?

PUNESIMI SEZONAL NE ITALI

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Kolegji Universitar Qiriazi ka me Italian cultural project, bën të mundur punësimin sezonal në resorte me 5* në Itali të studentëve të cilët dëshirojnë të jenë  pjesë e këtij projekti. Ky ishte viti i parë ku një grup i studentëve tanë morën pjesë për herë të parë në këtë projekt.

Pjesëmarrja në këtë projekt nuk shërben vetëm për experiencë pune, por edhe si internship me pagesë me të gjitha kostot e mbuluara nga pala Italiane.

 

 

Praktike e studenteve te TU

Studentët e Teknologjisë Ushqimore gjatë praktikave mësimore në laboratorin e shkollës. Praktika dhe teoria ndërthuren në harmoni të plotë. Por, studentët bëjnë praktika mësimore jo vetëm në laboratorin e shkollës, por në AKU si dhe nëpër biznese të ndryshme.

Prezantimi i zyrës së karrierës në bashkinë e Tiranës

Prezantimi i zyrës së karrierës në bashkinë e Tiranës për mundësitë që ofron kjo zyrë për këshillimin e karrierës si dhe për praktikat profesionale të studentëve.

Falë këtij bashkëpunimi studentët tanë i zhvillojne praktikat profesionale dhe në Bashkinë e Tiranës,

Studentet Pajisen  Me  Karten e Studentit

Studentët e Kolegjit Universitar “Qiriazi” pajisen me Kartën e Studentit

Falenderojmë Qendrën Rinore pranë Bashkisë Tiranë për bashkëpunimin që patëm në këtë proces.

Studentët e Hoteleri Turizëm bëjnë praktika nëpër hotele prestigjioze

Studentët e Hoteleri Turizëm bëjnë praktika nëpër hotele prestigjioze. Praktikat profesionale të studentëve të Hoteleri Turizëm shtrihen dhe jashtë Shqipërisë nëpër hotele dhe resorte me 5*.