PROGRAMET MASTER PROFESIONAL

LISTA E DOKUMENTAVE TE RREGJISTRIMIT

 

Për tu rregjistruar si student i Kolegjit Universitar Qiriazi Aplikantët fitues në Programet e Studimit për “MASTER PROFESIONAL” nevojitet paraqitja e këtyre dokumentave:

 

(-) DOKUMENTA AKADEMIKE

  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentave të studimeve në nivel «Bachelor»:
  • Diploma «Bachelor»
  • Çertifikata e Lëndëve dhe Notave të Bachelorit
  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentave të studimeve jashtë vendit ekuivalente me studimet në nivel «Bachelor»:
  • Diploma e institucionit të huaj;
  • Çertifikata e Lëndëve dhe Notave që shoqëron diplomën e institucionit të huaj;
  • Dokumenti i MAS që njeh/ekuivalenton diplomën e Institucionit të Huaj
  1. Fotokopje të Dokumentave të Shkollës së Mesme
  • Diplomën e Maturës Shtetërore ose të Dëftesës së Pjekurisë,
  • Çertifikata e Lëndëve dhe Notave

 

 

(-) DOKUMENTA TË TJERA:

  1. Formularin e Aplikimit
  2. Fotokopje të një Dokumenti Identifikimi:
  • kartë identiteti
  • pasaportë
  1. Dy Fotografi
  2. Deklaratë Aplikimi:
  • plotësohet në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore
  • nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë mësimore

 

 

(-) SHËNIM PËR RREGJISTRIMIN SI STUDENT:

  1. Aplikanti fitues mund të dorëzojë dokumentacionin personalisht ose nëpërmjet një përfaqesuesi të autorizuar me prokurë;
  2. Aplikanti fitues regjistrohet vetëm në një program studimi
  3. Studenti i shkëlqyer mund të rregjistrohet në më shumë se një program studimi