Falë politikave dhe bashkëpunimeve të shumta që Universiteti Qiriazi ka, ne jemi të përkushtuar t’i orientojme studentët rreth studimeve të tyre të mëtejshme, si dhe t’i ndihmojmë në punësimin e tyre pas përfundimit të ciklit të studimeve. Por, për t’u ardhur në ndihmë studentëve, politikat tona të punesimit janë zgjeruar edhe gjatë ciklit të studimeve. Ne këtë e arrijmë nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme si: seminareve informuese, workshop-eve, punës individuale, informacionit të përgjithshëm dhe specifik, si dhe praktikave.

Vizioni i Zyrës së Këshillimit të Karrierës

Të shikojmë të gjithë studentët e Universiteti “Qiriazi” të përgatitur akademikisht për tregun e punës. Të orientojë dhe ndihmojë studentët për të bërë zgjedhje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme gjatë gjithë jetës. T’u mundësojë studentëve të arrijnë qëllimet e tyre në drejtim të karrierës së tyre dhe të japin një kontribut pozitiv në komunitet.

Misioni i Zyrës së Këshillimit të Karrierës

Të ndihmojë studentët  të përkufizojnë një vizion të qartë për karrierën e tyre, dhe t’i lidhim ata me tregun e punës.

Të ndihmojë studentët  me burime të ndryshme, programe, këshilla, intershipe, leksione të hapura, workshope dhe mundësi për punësim.

Të ndihmojë që vizioni i tyre për karrierën të kthehet në realitet.

Eksplorimin e rrugëve të karrierës si dhe mundësimin  e tyre për punësim nëpërmjet zhvillimit të aftësive menaxheriale për një karrierë jetëgjatë.